FinancëUncategorized

Rekord edhe për të ardhurat nga puna jashtë/ Arrijnë në 108 mln euro për TIII, si kurrë më parë

0

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat e shqiptarëve nga puna jashtë vendit për tremujorin e tretë kanë shkuar në vlerën 108.18 mln euro, duke u rritur me 30% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar.

Të ardhurat e shqiptarëve nga puna jashtë vendit po shënojnë nivele rekord për vitin 2022. Të ardhurat neto nga ky zë vetëm për tremujorët e deritanishëm kanë arritur në vlerën e 311 milionë eurove, një rritje me 93% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Pjesa më e madhe e rritjes ka ardhur sidomos gjatë tremujorit të dytë të vitit, kur të ardhurat neto nga puna jashtë vendit arritën vlerën e 112.6 milionë eurove, në rritje me 91% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë që tremujori i tretë krahasuar me tremujroin paraardhës ka pësuar ulje me 3.97% ose në vlerë absolute 4.47 milion euro.

Kjo kategori të ardhurash për Bilancin e Pagesave përfshin përfitime që vijnë si rezultat i kompensimit të punonjësve, të tilla si paga, shpërblimet dhe përfitime të tjera, të fituara nga individët jorezidentë në një ekonomi, për punën e kryer për rezidentët e kësaj ekonomie.

Po në këtë kategori punonjësish, përfshihen edhe punonjësit sezonalë apo ata që punësohen për një periudhë afatshkurtër, më pak se një vit, si dhe punëtorët kufitarë të cilët e kanë qendrën e interesit të tyre ekonomik në vendin e tyre të origjinës.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Emigrantët po “amortizojnë” krizën e familjeve/ Remitancat arrijnë rekordin historik këtë vit, 216 milionë euro në 3 muaj

Postimi mëparshëm

1 në 2 persona me aftësi të kufizuar, në rrezik varfërie/ Eurostat: Shqipëria kryeson Europën me normën më të lartë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.