Shqipëria 360°

Turizmi vendas, ku shkojnë shqiptarët? Në Vlorë dhe Durrës për pushime, në Tiranë, Korçë dhe Gjirokastër për biznes

0

Vjetari Rajonal, përpos shumë treguesve të rëndësishëm statistikorë të ekonomisë shqiptare ka gjithashtu dhe të dhëna mbi turizmin. “Scan Intelligence Unit” ka anlizuar këto të dhëna duke nxjerrë në pah shifra mjaft interesante. Shifrat tregojnë se gjatë vitit 2020, numri i udhëtimeve të kryera nga individët është 2.9 milionë. Nëse do t’i analizonim sipas qëllimit, udhëtimet e kryera për qëllime personale brenda vendit përbëjnë 98.8% të udhëtimeve gjithsej, ndërsa ato për qëllime biznesi përbëjnë 1.25% të tyre. Po cilat janë destinacionet e preferuara për udhëtime brenda vendit? Të dhënat tregojnë se destinacionet më të preferuara me përqindjen më të lartë të udhëtimeve janë Tirana, me 29% dhe Vlora, me 17.7%. Qarku i tretë, i cili po ashtu e ka këtë përqindje të lartë, është Durrësi, me 15.4%. Nga ana tjetër qarqe me përqindjen më të ulët të udhëtimeve brenda vendit janë qarqe si Fieri, me 0.8%, Dibra, me 1.1% dhe Gjirokastra, me 2.5%,

Le të analizojmë shpërndarjen e udhëtimeve sipas qarkut, bazuar në qëllimet për të cilin janë kryer përgjatë vitit 2020. Qarku i Vlorës ka përqindjen më të lartë të udhëtimeve për pushime dhe kohë të lirë. Kjo përqindje regjistrohet në 29.9%. I dyti më përqindjen më të lartë është përsëri një qark bregdetar, pra Durrësi, me 22.7%. Ndjek në renditje duke u pozicionuar i treti me përqindjen më të lartë të udhëtimeve për pushime dhe kohë të lirë, qarku i Korçës, me 12.3%. Qarku i Tiranës, po ashtu, renditet pas tre vendeve të para me 10.9% të udhëtimeve për pushime dhe kohë të lirë. Fieri, Dibra dhe Gjitrokastra janë qarqet me përqindjen më të ulët të udhëtimeve për pushime, përkatësisht me 0.3%, 0.6% dhe 1.1% respektivisht. Por, si paraqitet ky tregues nëse do të flisinim për qëllimet e biznesit? Kryeqyteti regjistron përqindjen më të lartë të udhëtimeve të kryera për biznes, me 36.6%. Qarku i Korçës duket se nuk preferohet vetëm për pushime dhe kohë të lirë, por gjithashtu dhe për qëllime biznesi. Ky qark renditet i dyti pas Tiranës, me 16.9%. Gjirokastra është e treta nga të gjitha qarqet, me 14.7%, ndjekur nga Durrësi, me 11.9%. Qarqet me përqindjen më të ulët të udhëtimeve për qëllime biznesi janë Shkodra, me 2% dhe Elbasani, me 2.9%. Të dhënat gjithashtu tregojnë se ka qarqe të cilat e regjistrojnë këtë shifër në zero, në terma nominalë,  si Fieri dhe Vlora.

Numri i strukturave akomoduese në Shqipëri është rritur me 9.4% gjatë vitit 2020, krahasuar me vitin 2018-të. Nëse do t’i analizonim strukturat akomoduese sipas qarqeve, shohim se qarku i Tiranës ka numrin më të madh të tyre, ndjekur nga qarku i Vlorës. Qarku i tretë me numrin më të lartë të strukturave akomoduese është Shkodra, megjithëse gjatë vitit 2020, grafiku tregon se. krahasuar me vitin 2019-të, numri i tyre për këtë qark ka rënë. Tirana dhe Durrësi kanë shënuar rritje të strukturave akomoduese gjatë vitit 2020, krahasuar me vitin 2019-të. Qarku i katërt është qarku i Durrësit dhe po ashtu ky qark ka pësuar rritje të strukturave akomoduese gjatë vitit 2020. Qarqe si Dibra, Kukësi dhe Fieri janë qarqet me numrin më të ulët të strukturave akomoduese.

Numri i strukturave akomoduese sipas qarkut, 2018 - 2020

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Energjia e rinovueshme, 45% e totalit/ Eurostat: Shqipëria e para në rajon, vetëm transporti zhgënjen

Postimi mëparshëm

Buka, nga është e varur Shqipëria? Importi i drithërave zë 35% të kërkesës, çmimet u rritën me 21% vjet, Rusi-Ukrainë zënë gjysmën

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.