Raporte

Shqipëria, progres në klimën e bizneseve të reja / Indeksi i startup-eve, tregojmë qëndrueshmëri dhe potencial në renditje

0

Shqipëria është ngjitur në renditjen e saj në ‘Indeksin Global të Ekosistemit së Startup-eve’ për vitin 2024, i publikuar nga ‘Startup Blink’. Renditja globale tregon se vendi ynë është pozicionuar në vend të 72, duke fituar 2 pozicione krahasuar me edicionin e vitit 2023, i cili e rendiste në vend të 74-t. Ky indeks synon të nxjerrë në pah vendet më të mira për fillimin e bizneseve. Gjithashtu, tregon se ku ekzistojnë bashkësitë më të lulëzuara të sipërmarrjeve dhe rendit ekosistemet fillestare të mbi 1000 qyteteve dhe 100 vendeve. Indeksi, i bazuar në një algoritëm rigoroz dhe objektiv, fuqizon sipërmarrësit, investitorët dhe politikëbërësit me të dhëna të besueshme.

Sipas raportit, Shqipëria përmirësoi renditjen e saj për të tretin vit radhazi. Po ashtu, Shqipëria u përmirësua me 1 vend duke u renditur e 18-ta në Europën Lindore dhe 39-ta në kontinentin Europian. Gjithashtu, jemi përmirësuar edhe në renditje mes vendeve të Ballkanit, duke u pozicionuar në vend të 7-të.

Ekosistemi i vetëm shqiptar i renditur në këtë indeks, Tirana, pati një rënie prej 6 vendesh në Indeks dhe pozicionohet e 465-ta në nivel global, por ka ruajtur pozicion të mirë sa i përket krahasimit me Ballkanin, duke u ngjitur në vend të 9-të. Sipas raportit, edhe pse tendencat e këtij viti janë pozitive, Shqipëria ka potencial për të performuar më mirë se kaq.

Po ta fokusojmë analizën vetëm ne vendet e Ballkanit Perëndimor shohim se vetëm Serbia qëndron para nesh në vend të 53-të, ndërkohë këtë vit kemi lënë pas Maqedoninë e Veriut e renditur në vend të 77-të. Maqedonia e Veriut shihet të ketë rënë në renditje me 7 pozicione, ndërsa Bosnje Hercegovina është përmirësuar me 4 pozicione duke u renditur në vend të 96-të. Nga ana tjetër, në këtë indeks gjejmë të renditur edhe Kosovën në vendin e 99-të, duke u përmirësuar më 2 pozicione.

Në vend të parë në rang global në këtë indeks renditen vende si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Izraeli, Kanadaja, Suedia dhe Singapori.

Në raport thuhet se ekosistemi i bizneseve në Shqipëri është ende në fazat e hershme, megjithatë ka përpjekjet e sektorit publik dhe privat për të nxitur zhvillimin e startup-eve dhe sipërmarrjes. Mes rrjeshtash thuhet se Shqipëria ka një bazë talentesh premtuese në fushën e teknologjisë dhe komuniteti lokal i startup-eve është plot entuziazëm duke ofruar sisteme të ndryshme mbështetëse me ndihmën e organizmave ndërkombëtare si BERZH apo edhe të tjera.

Klikoni këtu për raportin plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Zgjerohet tregu i shoqërive të kursim-kreditit/ Aktivet shtohen me 130 milionë lekë në tre muajt e parë të vitit

Postimi mëparshëm

Korea, furnizuesi i dytë më madh i makinave/ Në pesë muaj, importi në Shqipëri nga ky vend zinte 17.5% të totalit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.