FunData

Shqipëria përballë “gjigantëve”/ Krahasimi mes asaj që ekonomia jonë prodhon në vit me kompani si “Amazon”, “Apple”, “Google”

0

Një nga sfidat e ekonomisë botërore lidhet me fenomenin e thellimit të pabarazisë ekonomike. Çdo ngjarje sociale apo politike po ndikon në thellimin e mëtejshëm të këtij hendeku, mes “shumë të pasurve” dhe “shumë të varfërve”. Me zhvillimin e shpejtë teknologjik dhe me dinamizmin e ekonomisë globale është ndjerë krijimi dhe shtimi i kompanive të mëdha globale me influencë në ekonominë botërore duke lënë pas shtetet, qoftë nga rritja ekonomike, menaxhimi efiçent apo dhe influenca në arenën ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, një nga treguesit më të rëndësishëm makroekonomik është “Prodhimi i Brendshëm Bruto”, që paraqet vlerën me çmimet e tregut të të gjitha të mirave materiale dhe shërbimeve të prodhuara brenda një shteti në një periudhë të caktuar (zakonisht një vit). Prodhimi i brendshëm Bruto i vendit tonë për vitin 2021 ka qenë pranë vlerës së 18.255 miliardë dollarëve.

Për ta perceptuar në një mënyrë tjetër “rëndësinë” e kësaj vlere do të rrezikojmë duke e krahasuar me të ardhurat vjetore të disa prej kompanive më të mëdha në botë. “Amazon”, një nga komanitë më të rëndësishme teknologjike, ka një xhiro vjetore pranë vlerës së 502.19 miliardë dollarëve amerikanë. Me një llogaritje të thjeshtë arrijmë të dallojmë që Prodhimi i Brendshëm Bruto i një vendi si Shqipëria është sa 3.64% e xhiros vjetore të “Amazon”. Pra, treguesi më i rëndësishëm i ekonomisë së vendit tonë na tregon se sa larg jemi kundrejt një kompanie të sukseshme ndërkombëtare, në terma fitmi.

Nëse të njëjtën llogaritje e bëjme edhe për një tjetër kompani po kaq të rëndësishme, siç është “Apple”, që shënon një xhiro vjetore prej 394.32 miliardë dollarësh, shohim që PBB i vendit tonë përbën vetëm 4.63% të xhiros vjetore të “Apple”.

Le të ndalemi për ta parë situatën dhe me vendet e rajonit të Ballkanit Perendimor. Nga 5 shtetet që shtrihen në rajon, Serbia renditet e para për vlerën më të lartë të Prodhimit të Brendshëm Bruto (nominale, 2021) prej 63 miliardë dollarësh. Pas Serbisë vjen Bosnje Hercegovina me 23.36 miliardë dollarë, Shqipëria me 18.25 miliardë dollarë, që ndiqet nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali I Zi, përkatësisht me 13.8 miliardë dollarë, 9.4 miliardë dollarë dhe 5.8 miliardë dollarë.

Krahasuar me xhiron vjetore të “Amazon”, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Serbisë është sa 12.56% e xhiros, ose rreth katër herë më “afër” xhiros vjetore të Amazon sesa Shqipëria.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Jemi të fundit në Europë për paratë që na jep qeveria/ Vetëm 644 euro për frymë në vit, 7 herë më pak se mesatarja e BE, 30 herë më pak se Luksemburgu

Postimi mëparshëm

2022 u mbyll me tregtinë nën ndikimin e çmimeve/ Në dhjetor eksportet u rritën me 26%, importet me 7.7%, në vlerë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.