FunData

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Çeki/ Skuadra Çeke rreth €40 milion më e shtrenjtë në treg, vlera më e lartë e një lojtari është €35 milion

0

Vetëm disa orë na ndajnë nga ndeshja Shqipëri-Çeki, e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania” në kuadër të fazës kualifikuese të EURO 2024. ‘Scan Intel’ ka zgjedhur ta trajtojë këtë përballje në një formë tjetër për t’i dhënë një nuancë ndryshe dhe mbi të gjitha për të parë peshën që ka në treg secila skuadër. Kjo analizë kryehet në kuadër të rubrikës ‘FunData’ dhe i referohet faqes ndërkombëtare “Transfermarket”, e cila përmban vlerat e lojtarëve në treg sipas kontratave që kanë me klubet. Të dhënat mbi vlerat e lojtarëve bazohen mbi formacionin e mundshëm që pritet të luajë në orën 20:45. Formacionet mbi të cilat është bazuar ‘Scan Intel’ për Shqipërinë janë: Berisha, Hysaj, Veseli, Djimsiti, Mitaj, Ramadani, Asani, Bajrami, Asllani, Cikalleshi, Seferi. Ndërkohë, formacionet për Çekinë pritet të jenë: Pavlenka, Holes, Brabec, Krejci, Coufal, Soucek, Sadilek, Provod, Cerny, Cvancara, Kuchta.

Sipas analizës së të dhënave vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares së Shqipërisë në total, gjithmonë referuar formacionit të mundshëm, është rreth 40.3 milion euro. Nga ana tjetër, bazuar në formacionin e Çekisë, vlera e Kombëtares Çeke në treg është rreth 79.5 milion euro. Pra, nga këto të dhëna dalim në përfundimin se skuadra e Çekisë ka një vlerë në treg rreth 39 milion euro më shumë.

Ritheksojmë se këto janë të dhënat vetëm mbi formacionin e mundshëm të skuadrave, ndërkohë që në total Kombëtarja e Shqipërisë vlen 106.20 milion euro, ndërsa ajo e Çekisë vlen 125.60 milion euro.

Por sa kushton lojtari më i shtrenjtë për secilën kombëtare? Nga të dhënat e “Transfermarket”, pa marrë në konsideratë formacionine mundshëm, lojtari më i shtrenjtë në treg që luan për Çekinë ka vlerë deri në 35 milion euro, ndërsa ai që luan për Shqipërinë ka vlerë deri në 28 milion euro. Ndërkohë, lojtari më vlerën më të ulët për Çekinë vlerësohet në 850 mijë euro, ndërsa për Shqipërinë në 300 mijë euro.

Mosha mesatare e lojtarëve të cilët luajnë për kombëtaren Çeke është 26.3 vjeç, ndërsa e lojtarëve të cilët luajnë për kombëtaren Shqiptare është 27 vjeç.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Izraeli në ekonominë Shqiptare/ Rreth 5.8 miliardë lekë importe në vitin 2022, zënë 0.6% të totalit

Postimi mëparshëm

Fluturimet, Shqipëria kryeson Europën/ Sipas shifrave të EUROSTAT shënojmë rritjen më të lartë deri në 83%

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.