FunData

Pa remitancat do duhej të punonim 11 orë në ditë/ Dërgesat e emigrantëve vlejnë 3.2 orë punë shtesë në ditë për një shqiptar të punësuar

0

Sipas të dhënave të “KNOMAD” niveli i remitancave në Shqipëri për vitin 2022 vlerësohej pranë 1.8 miliardë dollarëve, ose sa 10% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. “Scan Intel” i ka analizuar këto shifra pak më ndryshe, për të kuptuar se sa vlerë kanë realisht dërgesat e emigrantëve për ekonominë familjare.

Shifrat sinjalizojnë se, pa këto dërgesa, pagat mesatare të shqiptarëve do të duhet të ishin 21 mijë lekë më të larta në muaj neto, çka përkthehet në rreth 75 mijë lekë neto në muaj, në mënyrë që të mos prekeshin ekonomitë familjare. Nga ana tjetër, këto dërgesa përkthehen në plot 280 mijë të punësuar më shumë me pagë në vendin tonë, nga rreth 700 mijë që janë aktualisht.

Po nëse këtë përllogritje e përkthejmë në orë pune? Rezulton se, remitancat vlejnë plot 2.2 milionë orë pune shtesë në ditë, 49 milionë orë pune shtesë në muaj, ose 588 milionë orë pune shtesë në vit. Thënë më ndryshe dhe më thjeshtë, remitancat përkthehen në 3.2 orë pune shtesë në ditë. Pra, po mos të ishin dërgesat e emigrantëve, shqiptarët e punësuar do të duhej të punonin plot 11 orë e 12 minuta në ditë në mënyrë që të mos cënohej standardi i jetesës, duke pasur parasysh faktin se të ardhurat nga paga i shërbejnë edhe anëtarëve të pamundur për punë të familjes, si fëmijët, pensionistët apo ata me invaliditet. Në këtë mënyrë, dita jonë e punës do të duhej të niste në orën 8 të mëngjesit, dhe të përfundonte në orën 19.00 pasdite, ose 20.00, në varësi të pushimit.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Marsi rikthen rënien e kredive me probleme/ Norma bie lehtë pranë 5.15%, nga 5.16% që ishte në shkurt

Postimi mëparshëm

A ndikon viti zgjedhor në ekonomi? Shifrat/ Kur ka zgjedhje rriten pagat, emigrantët dhe martesat, por më pak turistë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.