Arsim

Shqipëria “humbet” mbi 10 mijë nxënës në vit/ Në 3 dekada janë përgjysmuar nxënësit e arsimit 9-vjeçar, në rënie konstante që prej 1997-ës

0

Arsimi 9-vjeçar gjatë vitit të fundit akademik ka `humbur` mbi 10 mijë nxënës, tregojnë shifrat më të fundit zyrtare, që flasin për rreth 267 mijë nxënës të regjistruar, nga rreth 278 mijë që ishin nxënësit e regjistriar në të njëjtin cikël shkollimi gjatë vitit pararendës akademik. Shifrat konfirmojnë qartë trendet demografike me të cilat po përballet vendi, si plakja e popullsisë, rrjedhojë e numrit mjaft të ulët të lindshmërisë, që vijon të bjerë me ritme alarmante, nën 1.3, shumë larg nivelit të zevendësimit natyror, që fiksohet në mbi 2 fëmijë për një grua. Përtej kësaj, edhe emgrimi vijon të shkaktojë deformime të strukturës demografike të shoqërisë shqiptare.

Në rast se do të kthenim kokën pas rreth 30 vite, atëherë kur përfundojnë edhe të dhënat historike në lidhje me treguesin e regjistrimeve në arsim, do të shohim se numri i nxënësve të regjistruar në ciklin 9-vjeçar është përgjysmuar, duke zbritur nga 540 mijë nxënës, në vetëm 267 mijë nxënës. Hera e fundit që numri i nxënësve regjistrohej në rritje në vendin tonë ka qenë viti 2008, kur nxënësit rriteshin me 6.9% ose me rreth 30 mijë në një vit. Por, edhe kjo rritje i atribuohet drejtpërdrejtë ndryshimit të ciklit nga 8-vjeçar në 9-vjeçar, pra u shtua me një vit, çka ka prodhuar edhe këtë statistikë. Duhet të kthehemi pas në vitin 1996 për të gjetur vitin e fundit me rritje reale të nxënësve në vendin tonë. Por, asokohe vendi ishte në një tendencë rritje të numrit të nxënësve, si pasojë e kontekstit krejt të ndryshëm historik dhe shoqëror, kryesisht si pasojë e urbanizimit. Pra, që prej vitit 1997, për mbi 2 dekada e gjysëm, Shqipëria ka regjistruar çdo vit rënie të numrit të nxënësve. Mesatarsisht, që prej këtij viti, çdo vit në Shqipëri ka pasur rreth 9 mijë nxënës më pak, dhe që prej vitit 2008, mesatarisht ka “humbur” mbi 13 mijë nxënës në vit.

Rënia më e madhe regjistrohet në vitin 2015, me rreth 5.5% nxënës më pak të regjistruar në arsimin 9-vjeçar, ose rreth 20 mijë më pak krahasuar me vitin pararendës. Ky vit përkon edhe më një rritje të ndjeshme të emigrantëve dhe azilkërkuesve.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Të rinjtë po i “largohen” ekonomikut dhe juridikut/ Bien me 14% diplomimet në këto degë, rriten në `Inxhinieri`, `IT` dhe `Shkenca natyrore`

Postimi mëparshëm

Lindjet, niveli më i ulët në dy dekada/ Rënie me 9.3% në 2022-shin. Asnjë qark me rritje. Korça, më problematikja

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.