Arsim

Në Shqipëri, 1 në 4 të rinj ndjek një kurs online/ Eurostat: Renditemi poshtë mesatares së Bashkimit Europian

0

Në vitin 2022, rreth 6.7% e përdoruesve të internetit në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç raportuan se kishin ndjekur një kurs online ose kishin përdorur materiale mësimore në internet. Këtë tregojnë të dhënat e “Agjencisë Europiane të Statistikave” në një publikim të fundit mbi aktivitetet në internet. Sipas shifrave, Shqipëria renditet poshtë mesatares së Bashkimit Europian, ose më saktësisht mes tre vendeve të fundit me përqindjen më të ulët.

Në vendet e BE-së janë rreth 16.29% e përdoruesve të internetit të moshës mbi 15 vjeç që raportuan se kishin kryer një kyrs online ose kishin përdorur materiale mësimore në internet. Mes të gjithë anëtarëve të BE-së, Holanda kishte përqindjen më të lartë, me 35% të përdoruesve të internetit që bënin një kurs online ose përdornin materiale mësimore në internet, e ndjekur nga Finlanda me 30.6% dhe Spanja me 27.2%. Në anën tjetër të renditjes marrja e kurseve në internet ose përdorimi i materialeve mësimore në internet nuk ishte shumë e zakonshme në Rumani me 3.27% dhe në Turqi e Bullgari me 6.41% dhe 7.61% respektivisht.

Në përgjithësi, pjesëmarrja në arsimin online në vitin 2022 u rrit në krahasim me vitin 2021. Përqindja e njerëzve që bëjnë kurse online ose përdorin materiale mësimore në internet në Shipëri u rrit me gati 4 pikë përqindje.

Por sa është norma e të rinjve që e kanë përdorur internetin për kurse online? Sërish vendi ynë qëndron poshtë mesatares së Bashkimit Europian. Shifrat flasin për 16.3% të të rinve nga mosha 16 deri në moshën 29 vjeç, të cilët kanë kryer një kurs online përgjatë vitit 2022. Mesatarja e Bashkimit Europian për të rinjtë është 27.4%, ndërkohë Serbia dhe Mali i Zi e regjistrojnë këtë tregues në 25.8% dhe 24.2% përkatësisht.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Fuqia Ushtarake, ku renditet Shqipëria? Raporti i “Global Firepower”: E 90-ta në botë, përmirësohemi lehtë në pikëzim

Postimi mëparshëm

Transporti ajror performon “lart”/ Fluturimet u rritën me 31%, u regjistruan rreth 7.3 milionë pasagjerë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.