Arsim

Raporti pedagog-student, 1 me 26/ Në arsimin privat treguesi është më i ulët për vitin akademik 2022-23

0

Sipas projektbuxhetit të vitit 2024, në sektorin e arsimit parashikohet të ketë në dispozicion një fond prej 53 mld lekësh, duke konstatuar kështu një shtesë fondi me 5.5 mld lekë krahasuar me vitin 2023 ose një rritje prej 10.7%.

Prioritetet kryesore të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve vijojnë të mbeten rritja e numrit të studentëve që ndjekin arsimin e lartë, nga 24,123 studentë në vitin 2023, në 28,000 studentë në vitin 2026. Në fokus gjithashtu do të jetë financimi me bursa për studentët ekselentë dhe ata në nevojë si dhe akreditimi i 100 programeve studimore në tre ciklet e studimit në IAL. Në relacionin buxhetor 2024, të publikuar nga “Ministria e Ekonomisë dhe Financave” thuhet se raporti mesatar pedagog-student për 3 ciklet e studimit synohet të arrijë në 17, në vitin 2026.  Por sa llogaritet ky raport sot?

“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e INSTAT për stafin akademik efektiv të angazhuar në arsimin e lartë publik dhe atë privat. Këto të dhëna i referohen vitit akademik 2022-2023. Sipas shifrave për stafin akademik efektiv në arsimin publik rezulton se janë gjithsej 3,464 pedagogë të angazhuar me kohë të plotë dhe 3,099 me kohë të pjesshme. Pra, në total në arsimin e lartë publik sipas të dhënave të INSTAT janë 6,563 pedagogë gjithsej. Nga ana tjetër, studentët e regjistruar në arsimin e lartë publik për vitin akademik 2022-2023 janë 90,912, për të gjitha ciklet e studimit. Nga përllogaritjet del se raporti pedagog me kohë të plotë/student, për vitin e kaluar akademik, ka qenë 26 studentë për një pedagog, por nëse do të llogarisnim edhe pedagogët me kohë të pjesshme atëherë ky raport përllogaritet në 14.

Ndërkohë, në arsimin e lartë privat janë të angazhuar me kohë të plotë 2,028 pedagogë, ndërsa me kohë të pjesshme janë të angazhuar 1,493 pedagogë. Pra gjithsej janë 3,521 pedagogë. Sa i përket studentëve në arsimin privat, gjatë periudhës 2022-23, janë regjistruar gjithsej 30,440 studentë. Raporti pedagog me kohë të plotë për një student në arsimin privat përllogaritet në 15.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Sa lekë planifikon të na japë qeveria? Shifrat e buxhetit 2024, rreth 266 mijë lekë në vit ose 22 mijë lekë në muaj

Postimi mëparshëm

Lindjet bien sërish në tremujorin e tretë/ Rreth 7.4% më pak, Kukësi dhe Shkodra regjistrojnë rënien më të lartë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.