Sociale

Shqipëria, 7.5% më e motorizuar se në 2021-shin/ “Benzi” vijon kryesimin si më i pëlqyeri, “Audi” dhe “Toyota” me rritjen më të lartë

0

Viti 2022 ka shënuar rritje të mjeteve rrugore që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë, të regjistruar me status “Aktiv”. Sipas shifrave numri gjithsej i mjeteve rrugore rezulton 796,438, nga 740,669 mjete të regjistruara deri në vitin 2021. Rritja e këtij treguesi në terma vjetorë shënohet në 7.5%.

Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” rreth karakteristikave të mjeteve rrugore tregojnë se përqindjen më të madhe ndaj totalit e zënë autoveturat me 80.3%, pasuar nga automjetet për transport të përzier me 6.5% dhe motorët me 5.4%. Numri i autoveturave në Shqipëri është rritur me 10%, krahasuar me një vit më parë, ndërsa numri i motorëve dhe autobusëve është rritur me 11.9% dhe 3.1%.

Shifrat për vitin 2022 flasin për 232 autovetura për 1,000 banorë, ndërkohë që krahasuar me vitin 2021 që regjistroheshin 212 autovetura për 1,000 banorë, duke shënuar kështu një rritje me rreth 20 autovetura. Nëse do të flsinim për numrin e mjeteve ne total në raport me popullsinë të dhënat e përpunuara nga “Scan Intel” tregojnë së llogariten në 285 të tilla për 1,000 banorë. Qarku i Durrësit numëron më shumë mjete rrugore për 1,000 banorë, duke kaluar shumë mbi mesataren kombëtare, me 364 mjete në raport me popullsinë për vitin 2022. Lezha, Gjirokastra, Vlora dhe Tirana ndjekin në renditje me 337, 319, 304 dhe 301 mjete rrugore për 1,000 banorë. Qarqet e fundit në renditje me numrin më të ulët të mjeteve janë Dibra me 200 mjete për 1,000 banorë dhe Korça me 202 mjete.

Numri më i madh i autoveturave që qarkullojnë në vendin tonë në vitin 2022 përdorin lëndë djegëse “Naftë” duke zënë 73.7% nga 73.6% në vitin 2021, ndjekur nga autoveturat që përdorin lëndë djegëse “Benzinë” me 16.7% ndaj numrit gjithsej të autoveturave nga 17.3% që ky grup zinte deri në vitin 2021. Numri i autoveturave që përdorin lëndë djegëse “Naftë” në vitin 2022, është rritur me 7.8% në krahasim me vitin 2021. Numri i autoveturave që përdorin lëndë djegëse “Benzinë” është rritur me 4,5 % krahasuar me vitin 2021, ndërkohë numri i atyre që përdorin naftë rezulton të jetë rritur me 7.8%. Nga shifrat vihet re se rritjen më të madhe vjetore e regjistrojnë mjetet elektrike apo hibride, por numri i tyre përsëri mbetet shumë i ulët me vetëm 1,245 mjete elektrike dhe rreth 554 makina hibride.

Po të flasim për mjetet rrugore sipas kambios, autoveturat me kambio “manuale” zënë pjesën më të madhe ose e thënë në përqindje rreth 60.8 % të autoveturave gjithsej që rezultojnë me status “aktiv” ose “të çrregjistruara përkohësisht” deri në vitin 2022. Referuar të dhënave të vitit të kaluar duke se ka rënë pesha e autoveturave me kambio “manuale” kundrejt totalit. Në shifra absolute përgjatë kësaj periudhe regjistrohen 388, 516 mjete me kambio manuale.

Në vitin 2022, grupi i autoveturave më vit prodhimi 2000-2010, zë pjesën më të madhe të tyre. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 423,783 mjete, ndërkohë që makinat me vit prodhimi 2011-2021 janë gjithsej 79,501. Numri i autoveturave të regjistruara në vitin 2022, me vit prodhimi 2011-2022 është rritur me 27.1%, grupi 2000-2010 është rritur me 7.7% ndërsa grupi i autoveturave me vit prodhim para vitit 2000 ka pësuar rënie me 0.8%.

Sa i përket markave, ndër markat kryesore të autoveturave që qarkullojnë në vend, dominojnë marka “Mercedez Benz”, e ndjekur nga “Volkswagen”. Në Shqipëri, gjatë vitit 2022, janë regjistruar gjithsej 116,204 autovetura të tipit “Mercedez Benz”, duke u rritur me 7.7% dhe 115,064 autovetura të tipit “Volkswagen” duke u rritur me 5.5%. Marka e tretë më e përdorur në Shqipëri gjatë vitit 2022 është “Daimler Chrysler”, pasuar nga “Ford” dhe “Audi”. Nga ana tjetër, marka më pak e përdorur sipas të dhënave është “Opel” me 33,078 autovetura. Nga të dhënat vihet re se rritjen më të madhe të autoveturave krahasuar me një vit më parë e kanë shënuar markat “Audi” me 14,2% dhe “Toyota” me 13.5%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

As BSH nuk e ndal dot kolapsin e euros/ Rezerva ndërkombëtare, rekord në Qershor. U blenë 600 milionë euro në një muaj

Postimi mëparshëm

Kredia ndaj privatit, rritje me 35% në Qershor/ Transporti, industria përpunuese, hoteleria/restorantet, dhe `real estate` kryesojnë vrullin

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.