Me laps & letër

Sa mund të kursejë një familje shqiptare? Mesatarisht 5 mijë euro në vit. Kalkulatori, llogarit nivelin e kursimeve

0

Nisur nga të dhënat e “Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës” të publikuar nga INSTAT , “Scan Intel” ka analizuar shifrat për të llogaritur se sa mund të kursejë një familje më të ardhura mesatare në Shqipëri.

Sipas “Anketës së Buxhetit në Familje”, një familje shqiptare është e përbërë mesatarisht nga 3.7 persona. Të ardhurat mesatare për frymë në vitin 2022 janë 35,725 lekë, ndërkohë shpenzimet mesatare për frymë për të njëjtin vit llogariten 23,882 lekë.

Meqënëse një familje përbëhet mesatarisht nga 3.7 persona, atëherë themi se të ardhurat mesatare mujore për një familje janë 132,182, ndërsa shpenzimet totale të një familjeje përllogariten të jenë 88,367 lekë. Nga shifrat del se një familje mesatare Shqiptare mund të lërë mënjanë në fund të muajit rreth 43,815 lekë. Ndërkohë, në fund të vitit, pra në 12 muaj një familje që përbëhet nga 3.7 persona mund të arrijë të kursejë mesatarisht 525,780 lekë, gjithmonë nëse flasim për një rast ideal.

Por si paraqitet situata e nivelit të kursimit krahasuar me një vit më parë? Në një analizë analoge, të dhënat për vitin 2021 tregojnë se të ardhurat mesatare mujore për një familje shqiptare janë 30,962 lekë për frymë, ndërsa shpenzimet mujore janë 22,850 lekë për frymë. Duke përdorur të njëjtën logjikë të përllogaritjes së nivelit të kursimeve rezulton se një vit më parë familjet shqiptare kursenin mesatarisht 30,011 lekë në muaj dhe 360,132 lekë në vit.

Në përfundim të analizës rezulton se një familje mesatare shqiptare mund të rrisë nivelin e kursimit deri në 165,500 lekë më shumë në një periudhë njëvjeçare. Ky konkluzion mbështetet edhe nga të dhënat e “Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës” të cilat shpjegojnë se në vitin 2022 rreziku për të qenë i varfër në Shqipëri është ulur me 1.4 pp, krahasuar me vitin 2021.

“Scan Intel” ka përgatitur një kalkulator mbi kursimin, ku gjithësecili mund të llogarisë sa para dhe sa vite do t’i duhen për të arritur nivelin e kursimeve që dëshirojnë

 

 


*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Përmirësohen treguesit e varfërisë/ Por, ende regjistrohen rreth gjysmë milionë shqiptarë “në rrezik”

Postimi mëparshëm

Kreditë e reja për biznesin, rekord në janar/ Tregtia vijon në vend të parë me 4.8 mld lekë, ndërtimi i dyti

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.