Me laps & letër

Sa humbasin familjet nga rënia e euros? Rreth 4 mijë lekë në muaj humbje kush merr dërgesa nga emigrantët

0

Rënia e euros në raport me lekun ka qenë një ndër temat për të cilat është diskutuar më së shumti gjatë muajve të fundit, si përgjatë fundit të vitit 2022 po ashtu edhe përgjatë fillimit të vitit 2023. Edhe pse euro nuk është monedha bazë e vendit, nënçmimi i saj kundrejt lekut padyshim që ka impaktuar ekonominë shqiptare, po ashtu edhe familjet të cilat kanë kursime në euro, por edhe ato familje të cilat e sigurojnë jetesën nga dërgesat e emigrantëve, remitancat. “Scan Intel” ka marrë në analizë pikërisht ndikim që ka patur rënia e monedhës europiane në familjet shqiptare të cilat marrin remitanca.

Gjatë vitit 2022 dërgesat e emigrantëve prekën rekord historik duke arritur vlerën e 833.7 mln eurove. Kjo ishte edhe shifra më e lartë që nga vitit 2008-të. Sipas të dhënave të “Institutit të Statistikave” në Shqipëri janë rrreth 765,551 familje. Sipas një studimi të Bankës së Shqipërisë” vetëm 25.5% e tyre marrin remitanca, pra 1 në 4 familje shqiptare. Referuar përllogaritjeve nga këto familje vetëm 191,387 prej tyre presin dërgesat e emigrantëve. Por sa remitanca fiton në vit një familje? Nga një përllogaritje e thjeshtë del se ato fitojnë rreth 4,356 euro në vit, ose 363 euro në muaj për familje.

“Scan Intel” nisur nga këto të dhëna ka llogaritur se humbasin familjet shqiptare nga rënia e euros. Referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë mesatarja e kursit të këmbimit Euro-Lek, në vitin 2022, llogaritej në 118.98 lekë. Kështu, në vitin 2022 familjet shqiptare përfitonin 43,189 lekë në muaj nga remitancat. Por sa përfitojnë tani me rënien e euros? Sipas të dhënave zyrtare një euro këmbehet me rreth 107 lekë. Nëse gjatë vitit 2022 familjet përfitonin rreth 43 mijë lekë, me kursin e këmbimit sot ato fitojnë 38,841 lekë. Pra, mund të themi se mesatarisht rënia e euros i merr një familje shqiptare e cila siguron jetesën nga remitancat rreth 4,348 lekë në muaj.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kur do realizohet paga 900 euro? Më 24 Gusht, nëse euro vijon të zhvlerësohet me të njëjtin ritëm

Postimi mëparshëm

Rriten lehtë kreditë me probleme/ Pranë 5.18% në Prill, niveli më i lartë që prej Korrikut 2022

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.