Me laps & letër

“Dita e lirisë” për shqiptarët është 16 marsi/ Deri në këtë datë punojmë për taksat, më pas për veten

0

Taksat janë një element i qenësishëm në mbarëvajtjen dhe funksionimin e një shteti. Megjithatë, në vende të vogla dhe me ekonomi të brishtë si ajo e Shqipërisë, “taksat” janë akoma koncept ku dallohet mungesë e thellë në nivelin e informimit dhe të kuptuarit të tyre, si rrjedhojë edhe një mosdijeni për barrën reale që taksat kanë në jetën e gjithësecilit.

Teorikisht, dihet që “taksat” janë burimi kryesor i të ardhurave të buxhetit të shtetit, që bëjnë të mundur sigurimin dhe përfitimin e të mirave dhe shërbimeve publike. Pavarësisht kësaj, paqartësia bëhet akoma më e dukshme mbi mënyrën se si alokohen këto të ardhura dhe nëse realisht qytetarët e marrin mbrapsht atë që paguajnë në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet taksave të ndryshme ekzistuese në vendin tonë.

Në përpjekje për të ndërgjegjësuar publikun për taksat që paguajnë, çdo vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës llogaritet një datë nga fillimi i vitit, pas të cilës thuhet se qytetari ka punuar mjaftueshëm për të paguar taksat e atij viti.

Nisur nga kjo, “Scan Intel”, ka vendosur të kryejë një vlerësim të ngjashëm, duke përllogaritur se kur fillon dita e lirisë nga taksat, përgjatë një viti për një qytetar shqiptar.
Në optikën tonë, kemi marrë individin që paguhet me një pagë mestare bruto prej 57,184 lekësh dhe do të marrim në konsideratë vetëm detyrimet tatimore që lindin nga puna duke lënë me një anë detyrime te tjera tatimore si taksa mbi vlerën e shtuar, taksat nacionale apo një sërë taksash të tjera.

Çdo muaj, ky individë paguan tatimin mbi të ardhurat personale në vlerën e 3,534 lekëve, sigurimet shoqerore dhe shëndetësore që përbëjnë 11.2% të pagës bruto, të cilat shkojnë në vlerën prej 6,404 lekësh. Në harkun kohor të një viti detyrimet gjithsej nga puna shkojnë në vlerën prej 1119,256 lekësh. Përgjatë një muaji, sipas kodit të punës, individi ka të llogaritura 22 ditë punë, krahasuar me pagën neto prej 47,244 i takon që në një ditë pune të fitojë rreth 2,147.45 lekë.

Bazuar në këto shifra dhe llogaritje, le të vlerësojmë një ditë të caktuar të muajit që i duhet individit (hipotetik) që të shlyejë detyrimet me shtetin dhe të “fitojë” lirinë nga taksat. Detyrimet nga puna në një vitë i pjestojmë me vlerën që fiton nga puna në ditë (119,256/2147.45) dhe si rezultat del që duhen rreth 56 ditë pune për të mbuluar detyrimin tatimor, pra duhet të punojë deri më 16 mars për shtetin, dhe më pas krijon mundësinë për të filluar të punojë për mirëqënien dhe buxhetin personal.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

2022 u mbyll me tregtinë nën ndikimin e çmimeve/ Në dhjetor eksportet u rritën me 26%, importet me 7.7%, në vlerë

Postimi mëparshëm

Bilanci i tregtisë së jashtme për 2022-shin/ “Made in Albania” bie me 10%. Eksportuam 278 mln euro më shumë naftë, importuam 14% më pak

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.