Me laps & letër

Sa do na kushtonte votimi elektronik? Rreth 200 milionë euro, ose 6,112 lekë për një votë

0

Sipas të dhënave zyrtare të “Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve” shpenzimet buxhetore për zgjedhjet vendore 2023 kanë prekur në total shifrën e 2.6 miliardë lekë. “Scan Intel” nisur nga shifrat e disponueshme ka llogaritur se sa na kushton një votë? Duke marrë në konsideratë numrin e popullsisë me të drejtë vote për vitin 2023, i cili përllogaritet në 3.6 milion dalim në përfundimin se kostoja totale për votues për zgjedhjet vendore të vitit 2023 është mesatarisht 712 lekë për votues. Ndonëse numri i popullsisë me të drejtë vote arrin në 3.6 milion, pjesëmarrja në votime, pra votuesit aktivë janë më pak në numër. Për të llogaritur kostot efektive të këtyre zgjedhjeve kemi marrë në konsideratë numrin e votuesve aktivë gjatë vitit 2015. Nisur nga të dhënat shohim se kostot efektive të projektuara, nëse numri i votuesve do të ishte 1.6 milion, janë 1,611 lekë për votues.

Sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve shpenzimet buxhetore për zgjedhjet vendore janë ndarë sipas zërave ku një pjesë e mirë ka shkuar për votimin elektronik dhe pjesa tjetër është kosto për pagat e komisionerëve, për operatorët si edhe për trajnuesit e audituesit. “Scan Intel” ndër të tjera ka llogaritur se sa na kushtuar një komisioner ose auditues. Referuar shifrave shpenzimet për paga për personelin e përkohshëm llogariten gjithsej 424.7 milion lekë, ndërkohë që numri total i komisionerëve dhe operatorëve pjesëmarrës në zgjedhjet vendore është 42,113. Nga përllogaritja del se një komisioner ka kushtuar mesatarisht 10,085 lekë.

Nga totali i shpenzimeve theksuam më lart se një pjesë e mirë ka shkuar për votimin elektronik ku saktësisht kosto e votimit elektronik në tre bashki, Elbasan, Vorë dhe Kamëz, është llogaritur në rreth 1.9 miliardë lekë. Numri i popullsië me të drejtë vote në këto tre bashki për zgjedhjet vendore të vitit 2023 arrin në 310,846. Pra, nisuar nga këto shifra themi se kostoja për votues efektivë është rreth 14,000 lekë. Nëse votimi elektronik do të zhvillohej në të gjitha bashkitë e Shqipërisë dhe jo vetëm në tre prej tyre themi se kostoja e projektuar për votimin elektronik për totalin e votuesve do të arrinte në 22.3 miliardë lekë ose rreth 200 mln euro. Në këto kushte, nga përllogaritjet del se kostoja për 3.6 milion votues në listë do të arrinte në 6,112 lekë për voues.

Theksojmë se këto përllogaritje janë bërë mbi supozimin se shifrat e popullsisë me të drejtë vote tregojnë realitetin.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

KE për ekonominë shqiptare/ Ekonomia do rritet me 2.9% këtë vit, do ngadalësohet tregtia e jashtme, do ulet inflacioni

Postimi mëparshëm

Si u nda harta ekonomike elektorale? Opozita fitoi vetëm 6% të “pushtetit” ekonomik, ose 55 milionë euro, dhe 11% të territorit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.