Financë

Rriten lehtë kreditë me probleme/ Pranë 5.18% në Prill, niveli më i lartë që prej Korrikut 2022

0

Treguesi i kredive me probleme është regjistruar në rritje të lehtë gjatë muajit prill të këtij viti, raporton Banka e Shqipërisë nëpërmjet treguesve të shëndetit financiar të sapo përditësuar. Ky tregues, ngjitet kështu pranë 5.18% gjatë muajit Prill, nga 5.15% që ishte gjatë muajit Mars të këtij viti. Rritja gjatë muajit Prill, edhe pse e lehtë konfirmon luhatjet e një prej treguesve më të rëndësishëm të shëndetit financiar bankar në vendin tonë, që e ka nisur vitin me një normë pranë 5.1%.

Norma e kredive me probleme është tanimë pranë nivelit më të lartë që prej korrikut të vitit 2022, duke i`u larguar edhe më shumë rekordit të thuajse 1 dekade e gjysëm, të regjistruar në dhjetor të vitit të kaluar, pranë 5%.

Pavarësisht rritjes, ky tregues vijon të qëndrojë shumë larg niveleve të viteve pas krizës financiare globale, që në vendin tonë kulmoi në vitet 2014-2015, kur norma e kredive me problem u ngjit deri në 25%. Pandemia dhe më pas kriza e çmimeve duket se nuk patën ndikim negativ në drejtim të aftësisë paguese të familjeve dhe bizneseve, përkundrazi. Gjatë 3 viteve të fundit, të karakterizuara nga kriza të njëpasnjëshme, kreditë me probleme kanë vijuar tendencën rënëse, duke nxitur sektorin bankar të vijojë huadhënien, e për rrjedhojë të ndihmojë ekonominë dhe rimëkëmbjen.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Sa humbasin familjet nga rënia e euros? Rreth 4 mijë lekë në muaj humbje kush merr dërgesa nga emigrantët

Postimi mëparshëm

Remitancat konfirmohen në nivele rekord/ 213 milionë euro dërgesa nga emigrantët në vetëm 3 muaj

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.