Tregti

Fluturimet, Shqipëria kryeson Europën/ Sipas shifrave të EUROSTAT shënojmë rritjen më të lartë deri në 83%

0

Tregues të turizmit vijojnë të raportojnë shifra pozitive sa i përket performancës së këtij vit. Shifrat më të fundit të Agjencisë Europiane të Statistikave mbi numrin e fluturimeve sipas vendeve të Europës tregojnë se Shqipëria ka shënuar rritjen më të lartë të këtij treguesi për muajin shtator të këtij vit, krahasuar me një vit më parë, por edhe me periudhën para pandemisë. Të dhënat e muajit shtator të këtij viti, tregojnë se numri i flututrimeve komerciale në vendin tonë është rritur me 26.3%. Shqipëria kryeson më rritjen më të madhe, ndërkohë që numri i fluturimeve në Bashkimin Europian është rritur me 7.9% krahasuar me shtatorin e vitit 2022. Vende të rajonit po ashtu raportojnë rritje të numrit të fluturimeve për shtatorin, krahasuar me një vit më parë, duke u renditur mes vendeve të para. Mali i Zi është vendi i dytë pas Shqipërisë me një rritje deri në 24%. Serbia ndjek e treta në radhë me rritje në 23.2%. Vendet Europiane të cilat kanë regjistruar rënie të numrit të fluturimeve komerciale janë Estonia me 6.4%, Norvegjia me 3.6% dhe Luksemburgu me 0.2%. Në shifra absolute Shqipëria për shatorin e këtij viti ka regjistruar gjithsej 4,720 fluturime komerciale, nga 3,736 në vitin 2022, si pasojë e kostove më të ulta të operatorëve turistikë.

Edhe krahasuar me përiudhën para pandemisë, pra me shtatorin e vitit 2019-të, Shqipëria sërish kryeson me rritjen me të lartë të fluturimeve deri në 83.5%. Ndërkohë që vendi ynë paraqitet me rritje mesatarja e Bashkimit Europian ka regjistuar rënie të numrit të fluturimeve në shtatorin e këtij viti me 8.9%, krahasuar me shtatorin e vitit 2019-të. Serbia dhe Islanda ndjekin Shqipërinë sa i përket vendeve më rritjen më të lartë të numrit të flututimeve krahasuar me periudhën para pandemisë. Ndërkohë, me rënien më të lartë regjistrohen vende si Letonia, Finlanda dhe Estonia.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Çeki/ Skuadra Çeke rreth €40 milion më e shtrenjtë në treg, vlera më e lartë e një lojtari është €35 milion

Postimi mëparshëm

Lejet e drejtimit, 73.9% zotërohen nga meshkujt/ Grupmosha 25-34 vjeç dominon me numrin më të lartë të patentave

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.