Tregti

Izraeli në ekonominë Shqiptare/ Rreth 5.8 miliardë lekë importe në vitin 2022, zënë 0.6% të totalit

0

Në një moment kur dukej se çmimet po normalizoheshin, lufta në Izrael mund të ngreje shumë pikëpyetje rreth sigurisë ekonomike. Shqipëria dhe Izraeli kanë qenë palë të marrëveshjeve diplomatike dhe ekonomike për 32 vite me radhë. Aktivitetet reciproke dhe gjithëpërfshirëse mes dy vendeve lidhen me shkëmbimet tregtare të cilat kanë shfaqur një tendencë rritëse viteve të fundit.

Totali i importeve në vitin 2022 arriti në vlerën 5,8 miliardë lekë, ose 54 milion euro, duke reflektuar kështu rritje me 40.5% krahasimisht me një vit më parë. Në vitin 2021 importet arrinin vlerën 4,1 miliard lekë, ndërkohë sipas llogaritjeve importet përgjatë dy viteve 2020-2022 janë rritur afërsisht me 2 herë. Përsa i përket peshës që zënë importet me Izraelin rezulton se këto importe zënë 0.6% të importeve totale, me një ndryshim vjetor 0.1% dhe 0.3% për vitet respektive 2021 dhe 2020.

“Scan Intel” ka analizuar këtë marrëdhënie në terma absolute sipas kapitujve, ku rezulton se importet më të larta janë ato të lëndëve djegëse, mineraleve dhe vajrave, që përbëjnë 93.5% të importeve totale vlera e të cilave është 5,4 miliardë lekë. Importe të tjera që kanë një vlerë të konsiderueshme janë plastika dhe artikuj që kanë në përbërje plastikë si dhe instrumentat dhe aparatet optike, fotografike etj, përkatësisht me vlerë 67.8 mln lekë dhe 44 mln lekë, të cilat përbëjnë në total 3.15%. Ndërkohë, produktet e  kozmetikës arrijnë vlerën 8.8 milion lekë.

Duke qenë se Shqipëria është një vend që varet nga importet, efektet zinxhir të konfliktit mund të pasqyrohen edhe ekonominë shqiptare. Le të rikujtojmë se produktet energjitike importohen kryesisht nga Lindja e Mesme.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Makinat elektrike në vend, sa u regjistruan këtë vit? Shifrat, nga marka e preferuar deri te qarku me më shumë mjete

Postimi mëparshëm

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Çeki/ Skuadra Çeke rreth €40 milion më e shtrenjtë në treg, vlera më e lartë e një lojtari është €35 milion

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.