Ekonomi

Pagat janë rritur, por për administratën/ Paga mesatare arrin në 61,613, rriten në shtet, bien në financë dhe komunikacion

0

Paga mesatare bruto në vendin tonë është ngjitur në 61,613 lekë në tremujorin e tretë të këtij viti, nga 60,666 lekë që ishte në tremujorin e dytë, duke u rritur kështu me vetëm 947 lekë. Një vit më parë ndërkohë ishte 9.2% më e ulët, ose 5,178 lekë, tregojnë shifrat më të fundit të “Institutit të Statistikave”.

Pra në përqindje paga mesatare bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të tretë, krahasuar me të dytin është rritur me 1.6%.  Rritjen më të lartë e ka shënuar “Administrata Publike” me 4.8%, ndjekur në radhë nga “Bujqësia” me 2.9%. Megjithatë, nga analiza e të dhënave vihet re se jo të gjitha aktivitet ekonomike kanë pësuar rritje të pagës në terma tremujorësh. Për aktivitetet financiare dhe të sigurimit pagat kanë rënë me 9%. Nga ana tjetër, rënie e pagës regjistrohet edhe në aktivitetin “Informacioni dhe Komunikacioni” me 3%. Pra, sipas këtyre të dhënave më rënie paraqiten aktivitetet të cilat regjistrojnë dhe pagën më të lartë.

Ndërkohë, gjatë tremujorit të dytë të vitit të kaluar, paga mesatare bruto për një të punësuar me pagë llogaritej në 56,435 lekë. Nëse ndryshimin vjetor do ta krahasonim sipas aktiviteteve ekonomike, rritje vihet re në të gjitha degët për këtë tremujor. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë vihet re se rritjen më të madhe e ka regjistruar paga në aktivitetin “Bujqësia” me 15.7%. Aktiviteti i dytë i cili sinjalizon rritjen më të lartë të pagës përgjatë tremujorit të tretë është “Tregtia” me 13.7%, ndjekur nga “Ndërtimi” me 13%. Të dhënat tregojnë se aktiviteti me ritmin më të ulët sa i përket rritjes së pagave është “Administrata publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale prej 5%”.

Nëse do të analzionim nivelin e pagës mesatare bruto sipas aktiviteteve dhe profesioneve në terma absolute, të dhënat tregojnë se, megjithëse me rënien më të madhe, “Aktivitetet financiare dhe të sigurimit” regjistrojnë pagën më të lartë bruto gjatë tremujorit të tretë të vitit 2022 me 119,135 lekë. Ndjek “Informacioni dhe Komunikacioni” me 93,910 lekë, ndërkohë që në fund renditen me pagën më të ulët aktivitete si “Ndërtimi” dhe “Bujqësia”. Nëse analizën për aktivitetet do ta kalonim tek grup-profesionet shohim se pagën më të lartë e ka regjsitruar profesioni “Manaxherë, Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë” me 100,256, ndjekur nga “Specialistë me arsim të lartë” me 82,374 lekë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Turistët shpenzuan 1 mld euro gjatë verës/ Rekord absolut për vendin, 35% më shumë se rekordi i mëparshëm. Mbi 2 mld euro në 9 muaj

Postimi mëparshëm

Papunësia bie në nivele rekord, por rritet për të rinjtë/ Pranë 10.6% në tremujorin e tretë, ndërsa për të rinjtë ngjitet në 20.5%

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.