Ekonomi

Mishi në vend, më i lirë se në Serbi dhe Mal të Zi/ Eurostat: Norma e rritjes së çmimit për këtë produkt regjistrohet në 4.2%

0

Në Shqipëri produkti i mishit blihet më lirë se në Serbi dhe në Malin e Zi, por më shtrenjt se në Maqedoninë e Veriut apo në vendet e Bashkimit Europian. Të dhënat nga “Agjencia Europiane e Statistikave” tregojnë se norma e inflacionit për mishin në vendin tonë, gjatë muajit shkurt të këtij viti, ishte 4.2%, ndërkohë që norma e rritjes së çmimit për këtë produkt në BE ishte 3.3%.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka normë inflacioni më të ulët për mishin se Serbia, e cila e regjistron në 9% dhe Mali i Zi në 8.1%. Në nivel rajoni normën më të ulët çmimeve për produktin e mishit e regjistron Maqedonia e Veriut me 0.9%, normë kjo e renditur mes vendeve të fundit në Europë.

Produktet e mishit janë më të shtrenjta në Turqi me 100.4%, në Islandë me 10.2%, pasuar nga Bullgaria, Rumania dhe Kroacia. Të dhënat tregojnë se në Danimarkë, Finlandë dhe Çeki çmimi për mishin paraqitet në rënie me 0.6%, 2.2% dhe 5.1% respektivisht. Në shkurt të vitit 2024, shumica e vendeve të BE-së raportuan rritje të çmimeve të mishit, krahasuar me shkurtin e vitit 2023.

Sipas “Eurostat” mishi i derrit regjistroi rritjen më të lartë me 5.7%, mishi i qengjit dhe i dhisë me 4.5% dhe mishi i viçit me 3%. Shpendët, në të kundërt, shënuan një rënie prej 1.6% krahasuar me shkurtin 2023.

Gjatë 3 viteve të fundit, normat vjetore të inflacionit për mishin ishin më të larta midis prillit 2022 dhe marsit 2023, me norma vjetore ndryshimi mbi 10%. Norma më e lartë u regjistrua në shkurt 2023 kur çmimi ishte 17.3% më i lartë se në shkurt 2022.

Por sa mish importoi vendi ynë përgjatë muajit shkurt të këtij viti? Vlera e importit të mishit ishte rreth 619 milionë lekë, ose 10.2% më shumë se në shkurtin e vitit 2023. Rikujtojmë se vlera e importeve të mishit për vitin 2023 arriti në 8 miliardë lekë, ose 77 milionë euro. Krahasuar me vitin 2022, rezulton se kemi importuar rreth 9.2% më shumë produkte të mishit në vitin 2023. Shifrat tregojnë se viti 2023 regjistron rekord të importit të mishit që nga viti 2005, viti i fundit për të cilin INSTAT disponon të dhëna.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kush i zotëron bankat në Shqipëri? Rreth 55% e tyre “nën kontrollin” e kapitalit nga vendet e BE-së dhe Turqia

Postimi mëparshëm

Çmimet u rritën 2 herë më pak se vjet/ Inflacioni arrin në 2.3% në mars, ndikuan kryesisht ushqimet dhe qiraja

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.