Financë

Marsi rikthen rënien e kredive me probleme/ Norma bie lehtë pranë 5.15%, nga 5.16% që ishte në shkurt

0

Sipas statistikave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, norma e kredive me probleme ka shënuar rënie të lehtë gjatë muajit të tretë të vitit 2023, duke shkuar në 5.15%. Krahasuar me periudhën paraardhëse është ulur me vetëm 0.01 pikë përqindje, nga 5.16% që ishte në muajin shkurt. Nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë, treguesi i kredive me probleme ka pësuar një rënie prej 0.09 pikë përqindje, nga 5.24% që ishte në marsin e 2022-shit.

Përgjatë vitit të kaluar, kjo normë është dominuar nga ritme rënëse, përveç muajve prill, maj dhe nëntor kur pati rritje të vogla me vetëm 0.02-0.18 pikë përqindje. Nga ana tjetër, shifrat zyrtare sinjalizojnë që dy muajt e parë të vitit 2023 kanë shfaqur një rritje të lehtë të normës së kredisë me probleme, ndërsa muaji mars ka rikthyer ritmet rënëse. Mesatarisht norma e kredive me probleme që ka shoqeruar tre muajt e parë të vitit është në vlerën e 5.14%.

Norma e kredive me probleme ndaj totalit të huave ka pësuar ndryshime të theksuara përgjatë viteve, në varësi të rrethanave dhe ngjarjeve ekonomike që kanë shoqëruar vendin. Mesatarisht norma e kredive me probleme që ka shoqeruar vitin 2022 është në vlerën e 5.24%. Pavarësisht ndonjë rritje të lehtë, ecuria e këtij treguesi vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe duket sikur ka tendecën të shkojë në nivelet e para krizës botërore, kur mesatarisht kjo normë për vitin 2008 ishtë në vlerën 4.4%.

Qëndrueshmëria e normës së kredive me probleme tregon një sistem bankar të shëndetshëm, duke sjellë një sërë aspektesh pozitive si nga ana e besimit të konsumatorit, por edhe në klimën e biznesit. Megjithatë, nuk duhet harruar mundësia që pasojat e situatës së vështirë ekonomike të reflektohen në këtë tregues në periudhën afatgjatë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Remitancat, sa 10% e ekonomisë shqiptare/ KNOMAD: $1.8 mld në vit nga emigrantët, kryesojnë dërgesat nga Italia, Greqia, SHBA

Postimi mëparshëm

Pa remitancat do duhej të punonim 11 orë në ditë/ Dërgesat e emigrantëve vlejnë 3.2 orë punë shtesë në ditë për një shqiptar të punësuar

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.