Mirëqenie

1 në 3 persona nuk përballon një vakt me mish/ Eurostat: Renditemi në vend të tretë në Europë me normën më të lartë

0

Në Shqipëri 34.3% e popullsisë nuk janë në gjendje të përballojnë një vakt që përmban mish, peshk ose një ekuivalent vegjetarian çdo dy ditë. Sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, për vitin 2020, ky tregues e renditit Shqipërinë të tretën në Europë me normën me të lartë pas Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues gjatë vitit 2020 është 8.1%. Pra, në vendet e Bashkimit Europian rreth 8% e popullsisë e kanë të pamundur të përballojnë një vakt që përmban mish, peshk ose një ekuivalent vegjetarian çdo dy ditë. Nëse e karahasojmë me Shqipërinë shohim për një nga treguesit privimit material, siç është mundësia për të përballuar të paktën një herë në dy ditë një vakt me mish/proteina, norma është rreth 26 pikë përqindje më e lartë në vendin tonë.

Nga shifrat e përpunuara nga “Scan Intel” shihet se norma e këtij treguesi në vendet e rajonit është mbi mesataren e Bashkimit Europian. Maqedonia e Veriut udhëheq rajonin me 36.5% dhe pasohet nga Shqipëria. Ndjek Serbia me 14.9% dhe Mali i Zi me 14.5%. Qipro, Irlanda dhe Zvicra janë vendet të cilat kanë përqindjen me të ulët të popullsisë që e kanë të pamundur të përballojnë një vakt që përmban mish, peshk ose një ekuivalent vegjetarian çdo dy ditë, përkatësisht me 1.1%, 1.3% dhe 1.8%.

Të dhënat e përditësuara për vitin 2022, vetëm për vendet pjesë të Bashkimit Europian, tregojnë se mesatarja e BE-së për këtë tregues është rritur në 8.3%. Kjo mund të jetë rrjedhojë e rritjes së çmimeve përgjatë vitit të kaluar, sidomos nëse i referohemi çmimeve të shportës. Ndërkohë, të dhënat e fundit për Shqipërinë i referohen vitit 2020.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shqipëria, në krye të rajonit për investime/ Investimet e huaja në hyrje, të dytët pas Serbisë. Investimet tona jashtë, të parët

Postimi mëparshëm

Inflacioni, pranë 4.5% në qershor/ I rikthehet trajektores rënëse pas rritjes në Maj, por ushqimet vijojnë me rritje dyshifrore

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.