Shqipëria 360°

Kush kurseu më shumë vjet? Kryeqytetasit, 397 mln euro më shumë në bankë. Korçarët, 3.3 mln euro më pak

0

“Scan Intelligence Unit” ka analizuar shifrat zyrtare të Bankës së Shqipërisë sa i përket depozitave bankare, për të kuptuar se cilat qytete të vendit kanë arritur të kursejnë më shumë gjatë vitit të kaluar. Tirana është në vend të parë, me depozitat nëpër banka që janë rritur me plot 15.8% gjatë vitit të kaluar, krahasuar me vitin 2020. Në vend të dytë ndjek Lezha, me një rritje prej 14.4% të depozitave bankare. Kujtojmë se Lezha rezultonte ndër qytetet me rritjen më të madhe edhe të portofolit të kredisë. Pas Lezhës ndërkohë, në vend të tretë në terma rritje vjetore të depoztave gjejmë Vlorën, me 11.1%. Fieri ndjek në renditje me një rritje vjetore prej 8.8%. Në vend të fundit ndërkohë gjejmë Shkodrën me 6.1% rritje, si dhe Korçën me 0.3% rritje.

Tani, le të kalojmë te analiza në terma absolutë, pra rritja e depozitave sipas qyteteve në vlerë. Tirana që mban vendin e parë ka rritur depozitat bankare me 94 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar, ose me 777 milionë euro. Në vend të dytë ndjek Vlora, me rreth 69.8 milionë euro rritje. Durrësi mban vendin e tretë, me 50 milionë euro më shumë para në bankë gjatë vitit 2021, krahasuar me vitin 2020. Renditja vijon me Fierin, me 44 milionë euro rritje, Lezhën me 26 milionë euro, Shkodrën me 25.8 milionë euro, ndërkohë që në vend të fundit gjejmë Korçën, me vetëm 1.5 milionë euro të shtuara në formën e depozitave bankare.

Këto shifra i referohen të gjitha depozitave bankare, pra jo vetëm individëve, por edhe paratë e bizneseve, bankave, shoqërive të kursim kreditit, qeverisë lokale apo qendrore, etj, etj.
Ndërkohë, le të analizojmë shifrat e depozitave bankare vetëm për individët. Vëmë re se në terma nominalë, pra ndryshimi vjetor, Lezha është në vend të parë, me 12.4% rritje të depozitave bankare të individëve përgjatë vitit të kaluar. Por, nga ana tjetër, në terma absolutë, Lezha mban vendin e parafundit, me vetëm 20 mijë euro rritje. Tirana ndërkohë ështe e dyta në terma nominalë, me 12% rritje të depozitave bankare për individët dhe e para në terma absolutë, me 397 milionë euro të shtuara. Me rreth 51 milionë euro ndjek Vlora në vend të dytë, dhe më pas Elbasani dhe Durrësi me rreth 33 milionë euro. Korçën e gjejmë sërish në vend të fundit, me një rënie të depozitave bankare të individëve gjatë 2021-shit me 0.8%, që përkthehet në 3.3 milionë euro më pak në banka për individët.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

6.2% e shqiptarëve jetojnë ngushtë/ Korça me përqindjen më lartë të familjeve në kushte mbipopullimi

Postimi mëparshëm

Energjia, sa të varur jemi nga importi? 30.7% e konsumit mbulohet nga jashtë, bie lehtë varësia

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.