Financë

Kursimet u rritën për të katërtin muaj rradhazi/ Depozitat në lekë u rikthehen rënies, ndërsa ato në euro u shtuan me 2.8%

0

Stoku i depozitave që individët, korporatat financiare dhe jofinanciare si dhe institucionet shtetërore kanë në banka ka shënuar një tjetër rritje në gusht për të katërtin muaj rradhazi pas rënies që pësoi në prill të këtij viti.  Konkretisht, kursimet në sistemin bankar arritën në 1.33 trilionë lekë duke shënuar një rritje mujore prej 1.5% në krahasim me muajin korrik. Ndërkohë, në terma vjetorë depozitat kanë një rritje prej 3.8%, duke reflektuar një stabilitet dhe zhvillim në sektorin bankar.

Por cili prej aktorëve ekonomikë kurseu më shumë? Shifrat tregojnë se nga 596 miliardë lekë të kursyera gjithsej, rreth 56% e zënë depozitat e transferueshme ndërsa pjesa tjetër janë depozita pa afat. Vlerën më të lartë të depozitave të transferueshme e kanë bizneset të cilët gjatë gushtit kursyen 94 miliardë lekë. Ndërsa  vlerën më të lartë të depozitave pa afat e kanë individët të cilët në total kursyen 186 miliardë lekë. I njëjti trend paraqitet edhe për depozitat në monedhë të huaj.

Nga përpunimi i mëtejshëm i të dhënave nga “Scan Intel” vihet re se nëse i kategorizojmë depozitat sipas monedhës, ka ndryshime të rëndësishme në likuiditetin e sektorit bankar. Konkretisht, depozitat në fund të muajit gusht arritën vlerën e 594 miliardë lekëve, vlerë kjo 0.2% më e ulët se një muaj më parë. Ndërkohë që depozitat në valutë janë luhatur në drejtim të kundërt duke arritur në 738 miliardë lekë, vlerë kjo 2.8% më e lartë se në muajin paraardhës. Ndërkohë nga totali i depozitave, 44.6% e tyre janë në lekë dhe pjesa tjetër në valutë të huaj.

Në një analizë vjetore, depozitat në lekë shfaqin një rritje të fortë prej rreth 9.8%, ndërsa për depozitat në valutë situata ka qenë pesimiste pasi paraqiten me një ulje prej 0.8%. Kjo tregon një tendencë të qartë të forcimit të monedhës vendase  si dhe një përmirësim të kushteve ekonomike që mundësojnë kursimin më të lartë në lekë.

Mund të themi se ky ekspansion i përgjithshëm i depozitave në paranë e gjerë ka ardhur edhe si pasojë e kontributit pozitiv të shumicës së agregatëve monetarë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kredia për ekonominë u shtua me 13 miliardë lekë në një muaj/ Kjo u mbështet kryesisht nga rritja e kredisë në valutë

Postimi mëparshëm

Qeverisja digjitale, 3 në 4 persona në vend janë përdorues/ EUROSTAT: Kemi normën më të lartë në rajon për vitin 2023

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.