Financë

Zgjerohet kreditimi në sektorin privat/ Rritje e ndjeshme në arsim dhe furnizim me ujë, ndërsa disa të tjerë me tkurrje të fortë

0

Ndërsa më herët kemi analizuar nivelin e  kredisë së së re të shpërndarë për individët, këtë herë “Scan Intel” është ndalur tek kredia  e re e shpërndarë për sektorin privat  të cilësuar sipas aktivitetit të tyre ekonomik.

Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë për muajin korrik 2024, tregojnë një dinamikë interesante në kreditë e reja të dhëna për bizneset dhe korporatat jofinanciare private, të ndara sipas aktiviteteve të tyre ekonomike. Në muajin korrik, flukset hyrëse të parasë në formën e kredive  të reja për bizneset u regjistruan në rreth 20.7 miliardë lekë.

Gjatë këtij muaji, sektori që vazhdoi të dominojë në marrjen e kredive ishte “Tregtia me shumicë dhe me pakicë”, i cili përfitoi 9.2 miliardë lekë, një rritje prej 23% krahasuar me qershorin e po këtij viti dhe një shifër që është ndjeshëm më e lartë se në korrik 2023. Në vendin e dytë dhe të tretë renditen “Ndërtimi” dhe “Industria përpunuese” me përkatësisht 3.2 miliardë lekë dhe 1.7 miliardë lekë kredi të re. Të dy këto sektorë kanë shfaqur një rritje të lehtë krahasuar me muajt e mëparshëm.

Nga ana tjetër, sektorët që kanë marrë më pak kredi gjatë këtij muaji përfshijnë “Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike” me vetëm 11 milionë lekë dhe “Arte, argëtim dhe çlodhje” me 7 milionë lekë. Këto sektorë kanë marrë relativisht më pak kredi duke treguar një orientim më të ulët të tyre drejt investimeve me huamarrje.

Nëse analizojmë shifrat në terma vjetorë vëmë re se sektori që ka përjetuar rritjen më të madhe është “Furnizimi me ujë”, me një rritje prej 331.9%, i ndjekur nga sektori i “Arsimit” dhe “Akomodimi dhe shërbimi ushqimor”, të cilët janë rritur përkatësisht me 122.4% dhe 120.7%. Nga ana tjetër, disa sektorë kanë përjetuar rënie të ndjeshme, si “Administrimi publik dhe mbrojtja”, “Aktivitetet financiare dhe të sigurimit”, dhe “Arti, argëtimi dhe çlodhja”, të cilat kanë parë tkurrje të portofolit të kredisë me përkatësisht 100%, 59.5%, dhe 89.5%.

Në të kundërt, sektorët që kanë marrë më pak kredi gjatë këtij muaji përfshijnë “Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike” me vetëm 19 milionë lekë dhe “Aktivitetet e furnizimit me ujë dhe menaxhimi i mbetjeve” me 7 milionë lekë. Këto sektorë kanë mbetur relativisht të paaktivizuar në raport me kreditimin, duke treguar një orientim më të ulët të tyre drejt investimeve me huamarrje.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

33.7 mld lekë leje ndërtimi në tre muaj/ Rekord edhe për sipërfaqet. Ndërtimet rezidenciale, pjesa më e madhe e investimeve

Postimi mëparshëm

Çfarë ndodhi me vlerën e Kombëtares Shqiptare pas Euro 2024? Regjistroi rënie kryesisht në mesfushë. Totali arriti në 95.3 milionë euro

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.