Raporte

Korrupsioni, Shqipëria me rrezik të lartë/ Renditet e 127-ta në botë, mes 4 shteteve më problematike në Europë

0

“Indeksi Global i Korrupsionit” për vitin 2022, i publikuar nga “Global Risk Profile” e rendit Shqipërinë në vend të 127-të mes 196-të vendeve të marra në analizë. Ky indeks grumbullon rezultatet e dy nën-indekseve të quajtura përkatësisht “Korrupsion” dhe “Krimet e Jakës së Bardhë” dhe ofron një pasqyrë të nivelit të tyre në botë, i cili i referohet krimit të motivuar financiarisht dhe jo të dhunshëm të kryer nga individë, biznese dhe profesionistë të qeverisë. Rezultatet e të gjitha vendeve paraqiten në një shkallë 0-100, ku 0 i përgjigjet rrezikut më të ulët dhe 100 rrezikut më të lartë. Në këtë indeks Shqipëria është vlerësuar me 52.36 pikë. Nëse do ta krahasonim Shqipërinë me veten e saj gjatë edicionit të kaluar shohim se në renditje kemi humbur 2 pozicione, por në pikëzim kemi fituar 0.49 pikë, nga 51.8 që vlerësoheshim për vitin 2021. Por, pavarëisht se Shqipëria regjistron përmirësim nga viti në vit, përsëri harta e indeksit dhe niveli i vlerësimit e pozicionon atë mes vendeve me nivel rreziku të lartë sa i përket korrupsionit dhe krimit të jakave të bardha.

Por si paraqitemi krahasuar me vendet e rajonit? Për edicionin e vitit 2022, Shqipëria renditet e 4-ta në rajon duke lënë pas Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën. Në fund të rajonit qëndron Bosnje Hercegovina, duke u renditur në vend të 134-tët dhe duke grumbulluar gjithsej 54.09 pikë, pasuar nga Kosova e cila është renditur në vend të 133-të dhe është vlerësuar me 53.61 pikë. Më mirë në këtë renditje pozicionohet Maqedonia e Veriut, e ndjekur nga Mali i Zi dhe Serbia. Maqedonia e Veriut, e cila kryeson rajonin në këtë renditje, vlerësohet me 42.55 pikë dhe pozicionohet mes vendeve me nivel mesatar të rrezikut. Në këtë indeks vihet re se Kosova është përkeqësuar me 11 pozicione, duke kaluar e parafundit. Janë vetëm 3 shtete të tjera në Europë që janë më problematike se Shqipëria sa i përket korrupsionit, ku veç dy vendeve të rajonit, shohim edhe Bjellorusinë.

Nëse do të flisnim për vendet më shembullore të indeksit ajo që bie në sy është se vendet e para të pakorruptuara janë kryesisht vendet europiane si Norvegjia, Finlanda, Suedia, Danimarka Estonia etj. Nga ana tjetër, vendet më të godituar nga korrupsioni janë vende si Siria, Korea e Veriut, Kongo, Jemeni apo Sudani.

INDEKSI GLOBAL I KORRUPSIONIT 2021, VENDET E PARA

Për të parë raportin e plotë klikoni këtu

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kreditimi, në nivelin më të ulët prej 2016-ës/ Bie me 18% në tetor, rrjedhojë e rritjes së normave të interesit nga Banka e Shqipërisë

Postimi mëparshëm

Rriten depozitat bankare për të tretin muaj radhazi/ Arrijnë në 1.28 trilionë lekë, rreth 16.6 mld lekë më shumë se shtatori

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.