Ekonomi

Jemi mes 10 vendeve me pabarazinë më të lartë në Europë/ Më të pasurit kanë 5.9 herë më shumë të ardhura se më të varfërit

0

“Scan Intel” ka kryer një analizë bazuar në të dhënat e “Agjencisë Europiane të Statistikave”, për vitin 2020, sa i përket nivelit të pabarazisë mes 20% të popullsisë me të ardhurat më të larta dhe 20 % të popullsisë me të ardhurat më të ulëta. Kjo analizë është kryer referuar treguesit mbi raportin e kuintilit të të ardhurave, i cili mat pabarazinë në shpërndarjen e të ardhurave të ekuivalentuara.

Të dhënat e raportit të “Agjencisë Europiane të Statistikave” tregojnë se të ardhurat e 20% të popullsisë më të pasur janë 5.9 herë më të larta se të ardhurat e 20% të popullsisë më të varfër. Referuar shifrave ky raport në Shqipëri është më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian , e cila për vitin 2020 regjistrohet në 4.8.

Nëse do të flasim për vendet e rajonit shohim se Shqipëria ka raportin më të ulët të pabarazisë mes të ardhurave të më të pasurve dhe më të varfërve. Në vend të parë në rajon kryeson Serbia me një raport të pabarazisë deri në 6.06 herë më shumë për 20% më të pasurit. Pason në renditje Mali i Zi me 5.96, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 5.92.

Raporti më i lartë i pabarazisë vërehet në Turqi ku të ardhurat e 20% të popullsisë më të pasur janë 9.2 herë më larta se të ardhurat e 20% të popullsisë më të varfër. Ndjek Bullgaria me 8.01 dhe Rumania e Letonia me 6.62 dhe 6.27 përkatësisht. Ndër vendet që e kanë më të ulët këtë tregues mund të përmendim Sllovakinë me 3.03, Slloveninë me 3.32 dhe Çekinë me 3.34.

“Scan Intel” e ka analizuar këtë tregues për Shqipërinë edhe ndër vite nga ku të dhënat e përgjithshme flasin për një rënie të pabarazisë. “Agjencia Europiane e Statistikave” disponon të dhëna për Shqipërinë nga viti 2017-të deri në vitin 2020-të. Në vitin 2017-të ky tregues për vendin tonë ishte në 7.47, në vitin 2018-të u regjistrua në 6.98 dhë në 2019-ën pabarazia në të ardhura ka rënë në 6.38 herë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Sa interesa paguajmë për borxhin e qeverisë? 550 milionë euro, 200 euro për frymë, 750 euro për familje, në vit

Postimi mëparshëm

Tregtia me pakicë e nisi vitin pozitivisht/ Karburantet dhanë kontributin më të madh në rritjen e shitjeve prej 4.7%

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.