Ekonomi

Transporti ajror “vulos” shifrat e turizmit/ Në tre muaj pati 59% më shumë fluturime

0

Sipas të dhënave më të fundit të “Institutit të Statistikave”, në tremujorin e parë të vitit, në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar gjithsej rreth 55 mijë avionë, nga të cilët 76% të tyre e zë numri i mbikalimeve. Numri i fluturimeve në vendin tonë për tre muajt e parë të vitit është regjistruar në rreth 13 mijë, duke shënuar një rritje me 59%, krahasuar me një vit më parë.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore në tremujorin e parë të vitit 2024, është 1.9 milionë nga 1.2 milionë pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 63.8%.

Sipas të dhënave zyrtare nga “Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës” ka patur rritje domethënëse në numrin e pasagjerëve, në kapacitetin e vendeve dhe në faktorët e ngarkesës, duke treguar një angazhim serioz për pasagjerët. Referuar shifrave më të fundit të institucionit, vetëm gjatë 4 muajve të parë të vitit janë regjistruar mbi 2 milionë pasagjerë. Këtë fluks të lartë e konfirmojnë edhe të dhënat mbi lëvizjen e shtetasve të publikuara pak ditë më parë nga “Instituti i Statistikave”.

Kjo falë edhe linjave të reja dhe, veçanërisht, mundësive për lidhje me vende që nuk ishin lehtësisht të aksesueshme më parë. Një nga linjat më prestigjioze në botë, Iberia, i është shtuar së fundmi listës së linjave që operojnë në Shqipëri, që lidh Tiranën me Madridin (tre herë në javë).

Nëse do të flisnim për volumin e mallrave, rezulton se përgjatë tremujorit të parë të vitit 2024, volumi i mallrave (duke përfshirë postën) rezultoi 499,5 ton, nga të cilat 77.0% janë mallra të hyrë dhe 23.0% janë mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e parë 2023, volumi i mallrave paraqitet me rritje 11.1%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Më pak pasagjerë zgjodhën rrugët detare/ Numri i tyre ra me 1.9%, volumi i mallrave paraqitet me rritje

Postimi mëparshëm

Cili qark ka kursyer më shumë në tre muaj?/ Lezhjanët më kursimtarët, korçarët “thyejnë” mitin

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.