Tregti

Tregtia me pakicë e nisi vitin pozitivisht/ Karburantet dhanë kontributin më të madh në rritjen e shitjeve prej 4.7%

0

Tregtia me pakicë e ka nisur vitin 2023 me rritje të shitjeve tregojnë të dhënat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është 113.9 dhe rritja regjistrohet në 4.7%, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit pararendës. Edhe në terma tremujorësh, volumi i shitjeve me pakicë shihet të ketë pësuar rritje, me 0.9% gjatë tremujorit të parë të këtij vit, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022.

Po ashtu, edhe ndryshimi mujor i indeksit të shitjeve në tregtinë me pakicë paraqitet pozitiv. Volumi i shitjeve nga muaji shkurt 2023 në muajin mars të po këtij viti ka shënuar rritje 0.8%.

Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e parë 2023 është rritur me 4.4%, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2022. Sa i përket grupit “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 3.9%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022. Volumi i shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 5.1%, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës. Nga ana tjetër, në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve është rritur me 5.0%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022.

Sa i përket ndryshimit tremujor të shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, është rritur me 0.8%, krahasuar me tremujorin paraardhës. Ajo që vihet re nga të dhënat është fakti se krahasuar me tremujorin paraardhës, pra tremujorin e katërt të vitit të kaluar, në “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, ka pësuar rënie me 0.3%. Volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur me 1.6%, kundrejt tremujorit të mëparshëm. Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve, i përshtatur sezonalisht, është rritur me 1.9%, kundrejt tremujorit të katërt 2022.

Por cilat janë grupet të cilat kanë ndikuar në rritje e tregtisë më pakicë? Në ndryshimin vjetor të regjistruar prej 4.7%, ndikimin më të madh e ka patur grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me 1.9 pikë përqindje. Grupet  “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” dhe “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” shihet të kenë dhënë kontribut përkatësisht me 1.5 pikë përqindje dhe 1.3 pikë përqindje.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Jemi mes 10 vendeve me pabarazinë më të lartë në Europë/ Më të pasurit kanë 5.9 herë më shumë të ardhura se më të varfërit

Postimi mëparshëm

Pas rënies së pagave, rritet edhe papunësia/ Në tremujorion e parë ngjitet në 10.9%, për të rinjtë kulmon në 22.5%

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.