Ekonomi

Marsi sjell rritje të kreditimit me 7.5%/ Vijojnë tendencat rritëse edhe të kredisë për blerje banese

0

Huaja e re gjatë muajit mars të këtij viti ka patur një rritje të ndjeshme krahasimisht me dy muajt e parë të vitit. Të dhënat më të fundit të “Bankës së Shqipërisë” tregojnë se totali i huasë së re gjatë marsit fiksohet pranë 30.1 miliardë lekëve. Ky nivel është më i larti që nga muaj dhjetor i vitit 2022, kur huaja e re regjistrohej në një nivel pranë rreth 30.5 miliardë lekëve.

Segmenti që duket se ka dhënë ndikimin kryesor në këtë zgjerim të kreditimit është sektori privat. Ky i fundit regjistron 20.1 miliardë lekë kredi të re gjatë marsit të këtij viti ose 6% më pak se një muaj më parë, ndërsa në terma vjetorë rezulton se kreditimi për sektorin privat është rritur me 28%.

Treguesi tjetër, ai i kredisë së re për individët, ndërkohë është regjistruar gjithashtu në rritje gjatë marsit të këtij viti, pranë 9.9 miliardë lekëve. Kjo shifër vihet re në rritje të konsiderueshme, krahasuar edhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur kredia e re ishte rreth 8.8 miliardë lekë duke arritur kështu nivelin më të lartë të kreditimit që nga marsi i vitit 2016-të. Kryesisht individët e marrin kredinë për të investuar në pasuri të paluajtshme prandaj “Scan Intel” ka analizuar të dhënat për të kuptuar si ka ndryshuar kredia për blerje banesash nga individët, sipas monedhës.

Totali i kredisë së re për blerje banesash arriti në 5.48 miliardë lekë në muajin e tretë të këtij viti. Nëse i kategorizojmë sipas monedhës rezulton se kreditimi për blerje banesash në euro ishte 1.74 mld lekë, ndërsa ajo në lekë ishte 3.73 mld lekë. Në këtë tendencë pa diskutim që ka dhënë efekt forcimi i monedhës vendase në tregun e brendshëm valutor. Ky zhvillim ka pasur efekte si te kërkesa e individëve ashtu edhe te oferta dhe kushtet e kreditimit të bankave.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Të rinjtë “braktisin” punën/ Norma e punësimit poshtë BE-së, rreth 21 mijë prej tyre dolën nga tregu

Postimi mëparshëm

Prilli mbyllet me optimizëm për ekonominë/ Përkeqësohet vetëm ndërtimi për shkak të nivelit aktual të porosive

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.