Sociale

Gushti rrit numrin e aksidenteve/ Përgjatë sezonit veror 7.3% më shumë se vjet, edhe numri i të aksidentuarve me 18% rritje

0

Muaji Gusht ka rritur numrin e aksidenteve rrugore, por edhe numrin e të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) tregojnë të dhënat nga “Instituti i Statisikave”. Gjatë Gushtit të këtij viti numërohen 117 aksidente rrugore nga 109 të ndodhura në muajin Gush të vitit 2022, duke u rritur me 7.3%.

Numri i të aksidentuarve, nga ana tjetër, rezulton 180 persona nga 152 në muajin Gusht të vitit të kaluar. Pra, shohim se ky tregues është rritur me 18.4%. Sipas INSTAT aksidentet rrugore, në 96.6% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 35-44 vjeç, duke zënë 22.2% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 30.0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat e muajit Gusht flasin për ditën e Hënë si dita me më shumë aksidente duke thyer shifrat e përgjithshme, të cilat tregojnë se e Premtja dhe e Shtuna mbajnë rekordin për numrin më të lartë të aksidenteve. Në rritjen e numrit të aksidenteve ka ndikuar edhe sezoni turistik dhe rritja e numrin të automjeteve në qarkullim, apo edhe e këmbësorëve. Nga ana tjetër, numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur ditën e Diel me 10.3%. Në muajin Gusht 2023, 23.9% e aksidenteve rrugore kanë ndodhur gjatë harkut kohor 19:00-24:00.

Në harkun kohor të tetë muajve të dhënat tregojnë se numri i aksidenteve, krahasuar me një vit më parë, ka rënë me 3.1% .

Po të analizojmë numrin e aksidenteve, për muajin Gusht, sipas qarqeve, të dhënat tregojnë se qarku i cili ka patur rritjen më të lartë të numrit të aksidenteve është Durrësi, ndjekur nga Vlora. Shkodra dhe Berati, nga ana tjetër, kanë shënuar rënien më të lartë të numrit të aksidenteve.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

“Kërcejnë” pagat në sektorin e shërbimeve/ Tremujori i dytë, agjencitë e udhëtimit dhe komunikacioni me rritjen më të lartë

Postimi mëparshëm

Zhvlerësimi i euros ‘gropos’ eksportet/ Në gusht rënia rreth 22%, edhe importet në të njejtën trajektore

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.