Ekonomi

“Kërcejnë” pagat në sektorin e shërbimeve/ Tremujori i dytë, agjencitë e udhëtimit dhe komunikacioni me rritjen më të lartë

0

Sipas të dhënave nga “Instituti i Statistikave”, në publikimin mbi statistikat afatshkurtra, shërbimet gjatë tremujorit të dytë të këtij viti paraqiten me rritje pothuaj në të gjitha indekset, por rritja më e madhe vihet re sidomos në paga. Sipas shifrave rritjen më të madhe e regjistrojnë agjencitë e udhëtimit dhe infomacioni e komunikacioni, si në shitje ashtu edhe në numër të punësuarish dhe paga.

Kjo rritje në këtë sektor është kryesisht rezultat i performancës së mirë të sezonit turistik, që e kanë konfirmuar edhe shumë indikatorë të tjerë, ku më të fundit janë ato të strukturave akomoduese apo hyrjet e shtetasve të huaj në vendin tonë .

Kështu agjencitë e udhëtimit paraqesin një rritje të shitjeve neto me 33.7%, krahasuar me një vit më parë. Rritje paraqesin dhe indeksi i numrit të të punësuarve me 16% dhe fondi i pagave me 39.9%, krahasuar me trmeujorin e dytë të vitit të kaluar.

Informacioni dhe Komunikacioni po ashtu regjistrojnë rritje gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Indeksi i shitjeve në volum për aktivitetin “Informacioni dhe Komunikacioni” është rritur me 24.4%, ndërsa nga ana tjetër, indeksi i numrit të të punësuarve është rritur me 10.7%. Fondi i pagave është rritur me 43.3% dhe kjo është rritja më e lartë e pagave nga të gjithë sektorët e shërbimeve. Nga të dhënat vihet re se indeksi i fondit të pagave dhe ai i numrit të të punësuarve gjatë tremujorit të dytë të vitit 2023 është rritur për të gjitha aktivitetet, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

“Bar-Restorantet” dhe “Hotelet” po ashtu paraqiten me rritje në të gjithë indekset, ku rritjen më të lartë e ka pësuar në indeksin e pagave me 24.5% dhe 25.1%. Edhe sektori i tregtisë paraqitet me rritje ku rritjen më të lartë e regjistron fondi i pagave me 27.3%. Të vetmit tregues me rënie, sipas shifrave të INSTAT, janë indeksi i shitjeve neto në volum për aktivitetet arkitekturore dhe inxhinerike me 1.3% dhe transport magazinim me -0.6%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kostot e Censit, rreth 2 milion euro më të shtrenjta/ Modernizimi i infrastrukturës teknologjike rriti shpenzimet

Postimi mëparshëm

Gushti rrit numrin e aksidenteve/ Përgjatë sezonit veror 7.3% më shumë se vjet, edhe numri i të aksidentuarve me 18% rritje

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.