Sociale

Fëmijët, krahasimi me botën, sipas Unicef/ 1 në 4 fëmijë shqiptarë nuk hanë rregullisht fruta-perime

0

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), ka publikuar së fundmi raportin mbi gjendjen e fëmijëve nëpër botë duke u ndalur në idikatorë të ndryshëm. “Scan Intel” i ka analizuar të dhënat e këtij raporti duke u përqëndruar në katër problematika siç janë mbipesha te fëmijët, konsumi i frutave dhe perimeve, pjesëmarrja në arsimin parashkollor si dhe norma e fëmijeve të cilët punojnë. Për ta bërë sa më të lehtë paraqitjen e të dhënave “Scan Intel” është fokusuar në të dhënat për Shqipërinë, krahasuar me vendet e rajonit apo mesataren botërore si dhe vendet me normën më të lartë dhe ato me normën më të ulët.

Të dhënat e raportit tregojnë se rreth 25% e fëmijëve në Shqipëri nga grupmosha 5 deri në 19 vjeç janë mbipeshë deri në obezitet. Kjo normë është më e ulët se mesatarja botërore e cila llogaritet në 18%. Karahsuar me vendet e rajonit, përveç Malit të Zi, i cili llogarit të njejtën vlerë si Shqipëria, duket se vendi ynë vlerësohet më mirë. Në vend të parë në rajon me normën me të lartë qëndron Serbia me 27%, pasuar nga Maqedonia e Veriut me 26%.

Sipas raportit obeziteti në fëmijëri përveç problemeve shëndetësore shoqërohet edhe me probleme psikologjike si ankthi dhe depresioni apo vetëvlerësim i ulët deri në problematika sociale si ngacmimi dhe stigma.

Një nga indikatorët që gjithashtu “Scan Intel” ka marrë në analizë është edhe kosumi i perimeve dhe frutave për fëmijët 6 deri në 23 muajsh. Referuar raportit ushqyerja e shëndetshme sidomos për këtë grupmoshë duhet të përmbajë patjetër fruta dhe perime. Sipas të dhënave rreth 13% e fëmijëve të grupmoshës 6 deri në 23 muaj në Shqipëri nuk konsumojnë rregullisht fruta. Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria renditet më keq, por mbetemi poshtë mesatares botërore, e cila llogaritet në 41%. Serbia ka normën më të ulët me 2%, ndërkohë Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi e kanë këtë tregues në 13% dhe 11% përkatësisht. Vendet me normën më të lartë janë vende si Sudani, Jemeni, Somalia, të cilat edhe në raportin e urisë renditet të fundit.

Pjesëmarrja në arsim përgjatë fëmijërisë së hershme është një tjetër indikator i marrë në analizë si pjesë e zhvillimit të hershëm. Zhvillimi i hershëm i fëmijërisë i referohet programeve dhe politikave për fëmijët nga konceptimi i tyre deri në moshën shtatë vjeçare. Qëllimi i tij është të zhvillojë potencialin e tyre të plotë kognitiv, emocional, social dhe fizik. Sipas shifrave rreth 73% e fëmijëve në Shqipëri marrin pjesë në arsimin parashkollor. Ndërkohë, për fëmijët që bëjnë pjesë në shtesën e 20% të të pasurve në Shqipëri kjo normë është më e lartë dhe arrin në 88%. Për ata të cilët bëjnë pjesë në shtresën e 20% të të varfërv ekjo normë është 62%.

Puna e fëmijëve është një tjetër indikator ku “Scan Intel” është fokusuar. Ky indikator reflekton përqindjen e fëmijëve të përfshirë në aktivitete ekonomike dhe/ose punët e shtëpisë apo punë të tjera të papërcaktuara. Në shqipëri norma e fëmijëve të përfshirë në aktivitete ekonomike është 3%, ndërkohë Serbia ka normën më të lartë me 10%.

Për të parë raportin e plotë klikoni këtu

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Sa është buxheti i lodrave për një fëmijë? Rreth 100 euro në vit mesatarisht. Tregu vlen thuajse 50 milionë euro

Postimi mëparshëm

Sa shpenzojnë shqiptarët për turizëm jashtë? 308 euro për person, të 4-tit nga fundi në Europë. Gjysma e shpenzimeve, për restorante

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.