Shqipëria 360°

Cilat janë bashkitë në prag “falimenti”? MFE: Vora, Kavaja dhe Pogradeci në vështirësi financiare. Mirë, Shkodra, Elbasani, Tirana

0

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar së fundmi raportin mbi vështirësitë financiare të njësive të vetëqeverisjes vendore për vitin 2020, ku renditen të gjitha bashkitë e vendit sipas vështirësive financiare. Këto të fundit janë klasifikuar si institucione pa probleme financiare, si institucione me probleme financiare dhe si institucione me vështirësi financiare. Njësia e matjes është totali i detyrimeve të prapambetura mbi shpenzimet e planifikuara për vitin 2020 në buxhetin e bashkisë. Nga raporti i monitorimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë rezulton se, 37 bashki në total janë pa probleme financiare, pra me peshën e detyrimeve të prapambetura më pak se 15% e shpenzimeve të planifikuara vejtore. 11 të tjera klasifikohen si me probleme, me peshën e detyrimeve nga 16% në 25% të shpenzimeve të planifikuara, ndërsa 10 të tjera me vështirësi financiare, me peshën e detyrimeve nga 26% në 70% të shpenzimeve. Rezulton se 38 bashki kanë arritur të ulin stokun e detyrimeve gjatë 2020-ës, ndërsa 20 të tjera e kanë rritur stokun. Por cilat janë bashkitë në vështirësi financiare? Ajo e Vorës mban vendin e parë, me detyrimet e prapambetura thuajse sa 75% e shpenzimeve të planifikuara për vitin, dhe ndiqet nga Bashkia e Kavajës, me një normë pranë 70%. Në situatë të rëndë financiare janë edhe Bashkitë e Poliçanit, Kuçovës, Tepelenës apo Lezhës. Pjesa më e madhe e detyrimeve të prapambetura janë ndaj privatit, si rrjedhojë e shpenzimeve kapitale, pra investimeve. Në rastin e Bashkisë Vorë, thuajse 84% e borxhit janë në këtë formë. Madje, Ministria sqaron se, trajektorja financiare e kësaj bashkie po kërcënon nivelin e 80%, çka përkthehet në probleme serioze financiare. Nga krahu tjetër kemi bashkitë shembullore, ku vetëm Dropulli dhe Patosi e kanë stokun e detyrimeve të prapambetura pranë zeros. Ndër bashkitë e mëdha me shumë pak detyrime janë edhe Shkodra, me 0.2%, Gjirokastra me 0.5%, Elbasani me 3.1% dhe Tirana me 3.2%.

KLIKONI KETU PER RAPORTIN E PLOTE

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Cila është rruga e biznesmenëve ne Tiranë? Ajo e Kavajës, ka 1875 biznese, 6 herë më shumë se “Dëshmorët e Kombit”

Postimi mëparshëm

Shifrat e transportit, larg nivelit të para krizës. 19% më pak pasagjerë në rrugë ajrore se në qershorin e vitit 2019

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.