FunData

Çfarë ndodhi me vlerën e Kombëtares Shqiptare pas Euro 2024? Regjistroi rënie kryesisht në mesfushë. Totali arriti në 95.3 milionë euro

0

Gati më shumë së një muaj pas Kampionatit Europian, Shqipëria tani më ka njohur kundërshtarët me të cilët do të përballet në UEFA Nations League. Kuqezinjtë do të përballen me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë, teksa UEFA ka publikuar edhe kalendarin e plotë të Shqipërisë në këtë kompeticion.

Shqipëria do ta nisë rrugëtimin në UEFA Nations League kundër Ukrainës. Ky takim do të luhet më datë 7 shtator në orën 20:45. Tre ditë më pas, më datë 10 shtator kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Gjeorgjisë në orën 20:45.

Por si ka ndryshuar vlera e kombëtares në treg pas Kampionatit Europian?

Sipas të dhënave të analizuara nga “Scan Intel”, vlera e kombëtares përgjatë Euro 2024 vlerësohej në 111.6 milionë euro, ndërkohë tani më vlerësohet në 95.3 milionë euro, duke kaluar poshtë kombëtares së Rumanisë, e cila pati edhe vlerën më të ulët në treg. Pra kemi një rënie të vlerës së kombëtares sonë me gati 16 milionë euro.

Le të analizojmë pozicionet për të parë se ku vërehet rënia më e madhe? Sipas të dhënave para dhe pas Kampionatit Europian, shohim se porta, mesfusha dhe sulmi kanë shënuar rënie, ndërkohë është rritur vlera e mbrojtjes nga 26.9 milionë euro, në 27.4 milionë euro.

Çfarë ndodhi me kampionen e Europës?

Rikujtojmë se Spanja fitoi Kampionatin Europian të Futbollit, Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2 me 1 në finale ekipin kombëtar të Anglisë. Kjo ishte hera e katërt që Spanja shpallet kampione europe, më shumë se çdo kombëtare tjetër.

Të dhënat nga “Tranfermarkt” tregojnë se vlera e kombëtares së Spanjës u rrit me afërsisht 40 milionë euro, pra një vlerë gati sa gjysma e kombëtares sonë. Gjatë Kampionatit Europian vlera e Spanjës regjistrohej në 965.5 milionë euro, ndërsa tani vlerësohet ne rreth 1.03 miliardë euro.

Nëse marrim në analizë pozicionet në fushë, shohim se rritje për kombëtaren e Spanjës vërehet në mesfushë dhe sulm.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Zgjerohet kreditimi në sektorin privat/ Rritje e ndjeshme në arsim dhe furnizim me ujë, ndërsa disa të tjerë me tkurrje të fortë

Postimi mëparshëm

A janë “frenuar” ndërtimet në zonat bregdetare?/ Po! Të dhënat e INSTAT tregojnë se Lezha ka shënuar rënien më të thellë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.