Ekonomi

Analiza/ Çfarë do të fitonte rajoni nga integrimi në BE? Banka Botërore: Kostot e tregtisë do të reduktoheshin me 4%

0

Në kohë tensionesh gjeopolitike dhe besimi të reduktuar në rritjen e jashtme, është e rëndësishme të kuptojmë se cilat janë përfitimet e mundshme të politikave të ardhshme të integrimit të tregut në Bashkimin Europian. Integrimi në Bashkimin Europian përfshin përfitimin e lirisë së lëvizjes së mallrave, kapitalit dhe njerëzve, gjë e cila do të sjellë një ulje të kostove të tregtisë dhe migracionit për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Parashikimet e studimit ‘Efektet Ekonomike të Integrimit të Tregut në Ballkanin Perëndimor‘ të kryer nga Banka Botërore, tregojnë se kostot e tregtisë do të ulen me 4%, ndërsa të migracionit me 3%.

Anëtarësimi në BE mund të sjellë shumë më shumë përfitime për Ballkanin se sa integrimi rajonal. BE-ja është partneri më i madh tregtar për Ballkanin Perëndimor, pasi  mbi 70% e eksporteve të vendeve ballkanike realizon me vendet anëtare të BE-së. Për më tepër, BE-ja ofron akses në një treg prej më shumë se 500 milionë konsumatorësh. Madhësia e këtij tregu ofron  më shumë vende të reja pune dhe rritje ekonomike, krahasuar me një treg rajonal të Ballkanit Perëndimor me vetëm 18.5 milionë banorë. Aderimi në BE siguron respektimin e rregulloreve dhe standardeve të BE-së, të cilat mund të përmirësojnë cilësinë e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara si dhe lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe kapitalit.

‘Scan Intel’ ka analizuar të dhënat për të kuptuar sesi do të shpërndahen fitimet në vendet e Ballkanit Perëndimor nga integrimi në tregun e përbashkët. Shifrat tregojnë se të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor do të gjenerojnë fitime që shkojnë nga 2.8% deri në 5.04%. Këto fitime nga anëtarësimi në BE do t’i atribuohen reduktimit të indeksit të çmimit dhe qasjes në mallrat e reja.

Nëse analizojmë efektet reale për secilën ekonomi të dhënat tregojnë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të fitojnë më shumë. Konkretisht Shqipëria do të përfitonte rreth 2.5% fitime, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të fitonin më pak se 3%. Këtë e tregon edhe grafiku i ilustruar më poshtë. Krahas fitimeve që do të gjenerohen, reformat e lehtësimit të tregtisë do të reduktojnë kohën e kalimit të kufirit me 3 orë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Anëtarësimi në BE, shqiptarët më optimistët në rajon/ RCC: Rreth 90% e të anketuarve në vend janë shprehur pozitivisht

Postimi mëparshëm

Përmirësohen treguesit e varfërisë/ Por, ende regjistrohen rreth gjysmë milionë shqiptarë “në rrezik”

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.