Tregu i Punës

Bie papunësia, por vetëm për burrat/ Pranë 11.1%. Rritet për të rinjtë dhe për gratë dhe vajzat

0

Treguesit e punësimit duket se vijojnë me përmirësime edhe përgjatë tremujorit të dytë të vitit 2022, në krahasim me të njejtën periudhë të një viti më parë, por ky tregues te moshat e reja nuk paraqitet aq optimist. Të dhënat nga “Instituti i Statistikave”, mbi forcat e punës, tregojnë se përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri sa i përket popullsisë 15 vjeç dhe lart regjistrohet në 11.1% nga 11.6% që ishte në tremujorin e dytë të vitit 2021. Sipas këtyre të dhënave shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,5 pikë përqindje në krahasim me të njejtën periudhë të një viti më parë, dhe po ashtu ka rënë me 0,2 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022. Sipas shifrave niveli i papunësisë për këtë tremujor regjistrohet më i ulti që nga tremujori i parë i viti 2012-të i cili e kishte këtë tregues në 12.9%. Nëse treguesit e papunësisë i analizojmë sipas grupmoshave bie në sy se për grupmoshat e reja është rritur niveli i papunësisë. Të dhënat sinjalizojnë se për grumoshën 15 deri në 29 vjeç niveli i papunësisë është rritur me 0.3 pikë përqindje përgjatë tremujorit të dytë të vitit. Megjithatë, pozitive janë shifrat nëse do ta krahasonim nivelin e papunësisë te moshat e reja me tremujorin paraardhës. Sipas shifrave niveli i papunësisë karahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022 ka rënë me 0.5 piëk përqindje. Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 10,7% dhe për gratë 11,4%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, shkalla e papunësisë është ulur me 1,1 pikë përqindje për burrat dhe është rritur me 0,1 pikë përqindje për gratë.

Nga ana tjetër, nëse do të flisnim për shifrat e punësimit, “Instituti i Statistikave” sinjalizon se përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 64.4%. Ritmi vjetor i ndryshimit të shkallës së punësimit gjatë kësaj periudhe për popullsinë 15 vjeç e lart është pozitiv duke u rriur kështu me 2.7 pikë përqindje. Ky tregues ka pësuar rritje edhe nëse do ta krahasonim me tremujorin paraardhës, pra tremujorin e parë të vitit 2022. Po ta analizojmë sipas grupmoshave vihet re se rritjen më të ulet e ka pësuar niveli i punësimit te moshat e reja si në terma vjetore ashtu edhe në terma tremujorësh. Nëse i referohemi të dhënave siaps gjinisë shkalla e punësimit për burrat e grupmoshës 15-64 vjeç është 70,9%, ndërsa për gratë është 58,2%.

Shifrat paraqiten positive edhe sa i përket pjesëmarrjen në forcat e punës. Në tremujorin e dytë 2022, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç është 72,8 %. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 3,8 pikë përqindje më e lartë, ndërkohë që krahasuar me tremujorin e mëparshëm është rritur me 0,8 pikë përqindje.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Paga mesatare arrin në 60,666 lekë në muaj/ Rreth 1100 lekë rritje në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar me tremujorin e parë

Postimi mëparshëm

Turistët, rekord shpenzimesh në Shqipëri/ 1.1 mld euro 6 muajt e parë të vitit, dy herë mbi mesataren historike, 442 euro për frymë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.