Tregu i Punës

Turizmi, punësimi u rrit më shumë në sektorin e shërbimeve/ Papunësia tek të rinjtë mbetet shqetësuese, ngjitet me 0.5 pikë

0

Sipas të dhënave të INSTAT, treguesit e punësimit u paraqitën me një rritje të lehtë gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar. Në tremujorin e katërt të vitit 2023, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 66.7%, ose 0.2 pikë përqindje më e lartë, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë dhe është ulur me 1 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin paraardhës. Po ashtu kemi një rritje të pjesëmarrjes aktive në forcat e punës, ku sipas të dhënave, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 75.1%, ose 0.4 pikë përqindje më e lartë, krahasuar me të njëtin tremujor të vitit 2022.

Përsa i përket treguesit të papunësisë gjatë tremujorit të katërt 2023 norma është ulur me 1.2 pikë, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, por është rritur me 0.2 pikë, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Për grupmoshën aktive për punë, pra që i përket intervalit të moshës 15 vjeç e lart, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 10.7%.

“Scan Intel’’ ka përpunuar të dhënat për të kuptuar angazhimin e të rinjve në tregun e punës. Sipas shifrave, shkalla zyrtare e papunësisë për grupmoshën 15-29 vjeç është 22%, duke shënuar një rritje me 0.6 pikë përqindje, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të njëjtin trend ka ndjekur edhe shkalla e papunësisë për grupmoshën 30-64 vjeç. Ky tregues në tremujorin e fundit të vitit 2023 është 7.9% ose 0,3 pikë përqindje më i lartë krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2022. Ndrkohë, krahasuar me tremujorin e mëparshëm ka një rritje me 0.4 pikë përqindje.

Nga ana tjetër, nëse bëjmë një analizë të treguesit të papunësisë sipas gjinisë, shifrat sinjalizojnë për një rënie të lehtë për gratë dhe me rritje për burrat. Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 10.8% dhe për gratë 10.5%. Në terma vjetorë shohim se shkalla e papunësisë është ulur me 0.5 pikë përqindje për gratë, ndërsa për burrat është rritur me 0.1 pikë përqindje.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë punësimi është rritur vetëm në sektorin e shërbimeve duke na lënë të kuptojmë ndikimin pozitiv që ka patur turizmi në punësim. Ky tregues ka qenë në rritje për të gjithë tremujorët e vitit të kaluar. Ndërkohë, norma e punësimit është ulur në sektorin e bujqësisë dhe atë të industrisë përgjatë tremujorti të fundit të vitit 2023. Përkatësisht në terma konkretë themi se punësimi u ul me 2% në sektorin e bujqësisë dhe me 0.1% në sektorin e industrisë, ndërsa u rrit me 2.8% në sektorin e shërbimeve.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Pagat u rritën më shumë në shtet/ Thellohet hendeku, rrogat në privat rreth 26% më të ulta

Postimi mëparshëm

Numri i bankomateve, rekord gjatë vitit 2023/ ATM-të me funksion depozitim të parave shënojnë rritjen më të madhe

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.