Ndërtim

33.7 mld lekë leje ndërtimi në tre muaj/ Rekord edhe për sipërfaqet. Ndërtimet rezidenciale, pjesa më e madhe e investimeve

0

Rreth 33.7 miliardë lekë është vlera e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike në tremujorin e dytë 2024, nga 24.4 miliardë lekë të së njëjtës periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje prej 38.1%.

Edhe sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është rritur me 29.4% duke kaluar në 844.137 metër katror, nga 652.136 metër katror që ishte miratuar një vit më parë.

“Scan Intel” ka analizuar të dhënat për të kuptuar sesa ishte vlera e lejeve të ndërtimit përgjatë 6 muajve të parë të vitit. Shifrat tregojnë se kjo vlerë arrin në 47.3 miliardë lekë. Ndërkohë, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit për këtë gjashtëmujor arriti në 1 milion metër katror.

Por, për çfarë u dhanë më shumë leje? Në tremujorin e dytë 2024 janë miratuar gjithsej 354 leje ndërtimi për një sipërfaqe totale prej 844,137 metër katror, me një vlerë prej 29,8 miliardë lekë për ndërtime të reja dhe 3,8 miliardë lekë për rikonstruksione.

Nga totali 254 i përkasin kategorisë leje ndërtimi për banesa rezidenciale që përbëjnë rreth 72% të lejeve gjithsej. 100 prej tyre janë leje për ndërtesa të tjera jorezidente që përfshijnë hotele, ndërtesa tregtare, për zyra etj. Nga ana tjetër, janë miratuar 5 projekte për punime inxhinierike ku investimet kryesore janë në infrastrukturë transporti, linjat e ujësjellësve dhe energjisë elektrike.

Nëse analizojmë strukturën e vlerës së përafërt të lejeve të ndërtimit për tremujorin e dytë 2024 vëmë re se ndërtimet rezidente përbëjnë 70.7% të vlerës totale, ato jorezidente 18% dhe punimet inxhinerike 11.3%.

Nëse do të flisnim për ndryshimin vjetor të lejeve të dhëna sipas qarqeve vëmë re se ndryshe nga më herët vetëm qarku i Gjirokastrës  dhe Beratit kanë regjistruar rritje me 17% dhe 140% respektivisht. Ndërsa qarqet e tjera paraqiten me rënie. Ndër to, në qarqet si Dibër dhe Durrës rënia është thelluar në 100% dhe 45% . Ndërsa në Tiranë është ulur me vetëm 1%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kreditimi vijon me ritme rekord/ Shënon nivelin më të lartë prej 2018-ës, financim i lartë për individët, sidomos për blerje banese

Postimi mëparshëm

Zgjerohet kreditimi në sektorin privat/ Rritje e ndjeshme në arsim dhe furnizim me ujë, ndërsa disa të tjerë me tkurrje të fortë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.