Sociale

1 në 10 shqiptarë, s`ka mundësi për kujdes mjekësor/ Norma e dytë më e lartë në Europë e personave që nuk plotësojnë nevojat për ekzaminim

0

Referuar “Agjencisë Europiane të Statistikave” Shqiperia është vendi i dytë në Europë me përqindjen më të lartë të popullsisë së moshës 16 vjeç e lart që raportojnë se kanë nevoja të paplotësuara për kujdes mjekësor. Të dhënat rrjedhin nga statistikat e Bashkimit Europian për të ardhurat dhe kushtet e jetesës dhe vlerësojnë se përgjatë vitit 2020 janë 10.6% e shqiptarëve të cilët nuk plotësojnë nevojat për ekzaminim mjekësor.  Sipas të dhënave këto nevoja të paplotësuara vijnë për arsye si ato financiare, listës së gjatë të pritjes nëpër qendrat shëndetësore apo edhe për arsye gjeografike, pra largësia e qendrave shëndetësore nga vendbanimi i personave të anketuar. Theksojmë se nevojat e paplotësuara të vetëraportuara kanë të bëjnë me vlerësimin e vetë personit nëse ai ose ajo kishte nevojë për ekzaminim ose trajtim mjekësor (ku përjashtohet kujdesi dentar) por nuk e kishte ose nuk e kishte kërkuar atë.

Sipas shifrave kjo normë e rendit Shqipërinë vendin e dytë në Europë, ndërkohë në vend të parë pozicionohet Estonia me 13% të personave të cilët janë shprehur se kanë nevoja të paplotësuara për kujdes mjekësor. Pas Shqipërisë, në vend të tretë pason Greqia me 6.5% dhe Finlanda me 5.4%. Mesatarja e Bashkimit Europian është 1.9%.

Nëse do të merrnim në analizë vendet e rajonit të dhënat tregojnë se pas Shqipërisë renditet Serbia me 3.8% të personave të cilët janë shprehur se kanë nevoja të paplotësuara për kujdes mjekësor. Pas Serbisë gjejmë Malin e Zi me 2.1%, ndërkohë pasohet nga Maqedonia e Veriut, e cila është poshtë mesatares së BE-së, me 1.7%.

“Agjencia Europiane e Statistikave” ka të dhëna edhe për Kosovën, megjithëse të papërditësuara. Të dhënat e vitit 2018-të e rendisin Kosovën në vend të tretë pas Estonisë dhe Shqipërisë, me 9.7%. Po të shohim të dhënat për Shqipërinë përgjatë tre viteve, pra nga viti 2018-të deri në vitin 2020, shohim se treguesi paraqitet me rënie, nga 16.8% në vitin 2018-të, në 14.6% në 2019-ën dhe 10.6% në vitin 2020.

Nga ana tjetër, vendet me normën më pozitive janë Malta, Austria dhe Gjermania.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

2022-shi, vit rekord edhe për investimet e huaja/ 1.4 mld euro në një vit, 32% më shumë se 2021-shi. “Anonimet” në vend të parë, me 35% të totalit

Postimi mëparshëm

Pronat, `kartolina` e investimeve të huaja/ Në vend të parë për IHD gjatë 2022-shit, “Industria nxjerrëse” zbret në vendin e dytë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.