Financë

Pronat, `kartolina` e investimeve të huaja/ Në vend të parë për IHD gjatë 2022-shit, “Industria nxjerrëse” zbret në vendin e dytë

0

Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë në lidhje me investimet e huaja direkte tregojnë se, “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” zënë vendin e parë sa i përket flukseve vjetore hyrëse në vendin tonë. Të huajt kanë investuar rreth 291 milionë euro në prona përgjatë vitit 2022, ose rreth 21% të totalit prej rreth 1.4 miliardë eurosh. Sektori “Industria nxjerrëse” e cila kryesonte investimet gjatë vitit 2021, ka kaluar në vendin e dytë dhe ka tërhequr rreth 268 milionë euro investime. Ndiqet nga “energjia elektrike” që ka tërhequr rreth 175 milionë euro në formën e invetimeve të huaja direkte. “Aktivitete finaciare të sigurimit” dhe “Industria përpunuese” mbyllin pesë vendet e para të renditjes së flukseve të IHD-ve sipas aktivitetit ekonomik. Në vend të fundit ndërkohë është sektori i “bujqësisë” me një vlerë negative të flukseve, prej 130 mijë eurosh, dhe “aktivitete të tjera shërbimi” në vend të parafundit, me vetëm 470 mijë euro investime të huaja në një vit.

Sa i përket ndryshimeve vjetore sipas sektorëve, në sy bien tre prej tyre që kanë pësuar rritje me mbi 100%. Konkretisht sektori “Energjia elektrike, gazi dhe furnizimi me ujë” ka pësuar rritje me 189%, nga 60.4 milionë euro që ishte për vitin 2021. Ndiqet nga “arsimimi” më një rritje vjetore të flukseve prej 176%, me 2.5 milionë euro për vitin 2021, dhe “informacioni dhe komunikacioni” me 167%. Ndërsa sektorët që kanë pësuar rënie janë “bujqësia” me 159%, duke zbritur nga 220 mijë euro, në vlerë negative prej 130 mijë eurosh në vitin 2022. Ndiqet nga “aktivitete të tjera shërbimi” dhe “ndërtimi” përkatësisht me rënie vjetorë të flukseve me 56% dhe 54%.

Po sa i përket sektorëve në nivel stoku? Në vend të parë në nivel stoku vijon të qëndrojë energjia elektrike, me rreth 3.9 miliardë euro investime të huaja direkte, që përfaqëson rreth 27% të totalit. Në vend të dytë industria nxjerrëse me rreth 1.7 miliardë euro ose 15% të totalit. Ndiqet në vend të tretë nga aktivitetet financiare me rreth 1.4 miliardë euro, që përfaqësojnë rreth 12% të totalit të stokut të investimeve të huaja direkte në vendin tonë. Nga ana tjetër, në fund renditen aktivitete të tjera shërbimi, me vetëm 2.1 milionë euro dhe furnizimi me ujë në vend të parafundit me 7.8 milionë euro.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

1 në 10 shqiptarë, s`ka mundësi për kujdes mjekësor/ Norma e dytë më e lartë në Europë e personave që nuk plotësojnë nevojat për ekzaminim

Postimi mëparshëm

Depozitat, me rënien më të madhe që nga pandemia/ Bien me 1.2% në shkurt, 132 milionë euro më pak në banka

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.