Ekonomi

Zyrat e këmbimit valutor, rekord në 2023-shin/ U licencuan 52 të reja duke arritur në total 621 “exchange”

0

Numri i zyrave të këmbimit valutor ka ardhur në rritje nga vit në vit tregojnë të dhënat e “Bankës së Shqipërisë”. Gjatë vitit 2023, u licencuan 52 zyra të reja të këmbimit valutor dhe iu revokua licenca 14 zyrave ekzistuese. Të dhënat tregojnë se në fund të vitit 2023 ushtronin aktivitetin 621 zyra gjithsej të këmbimit valutor. Viti që lamë pas regjistron numrin më të lartë të zyrave të këmbimit valutor që nga viti 2015-të.

Krahasuar me vitin e kaluar numri i zyrave të këmbimit valutor të licencuara nga Banka e Shqipërisë është rreth 6.5% më i lartë. Shifrat tregojnë se në vitin 2022 regjistroheshin gjithsej 583 zyra të këmbimit valutor. Ndërkohë, nëse krahasimin e bëjmë më vitin 2015-të, shohin se numri i tyre në vitin 2023 është rritur me rreth 56.4%.

Në vitin 2023, Banka e Shqipërisë ka pajisur me licencë 1 institucion të parasë elektronike dhe 1 subjekt financiar jobankë për ushtrimin e veprimtarisë “Blerja e kredive me probleme” dhe revokoi licencën e një subjekti me kërkesë të tij. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë miratoi ushtrimin e veprimtarisë financiare shtesë (ndërmjetës/agjent në sigurime) të 1 banke dhe të 1 subjekti financiar jobankë. Në fund të vitit 2023, ushtronin veprimtaritë financiare 39 subjekte financiare jobanka (përfshirë dhe institucione financiare të mikrokredisë) dhe institucione të parasë elektronike.

Për subjektet financiare jobanka dhe institucionet e parasë elektronike, u dhanë miratimet paraprake për 9 administratorë, 4 kryetarë të këshillit mbikëqyrës dhe 1 kryetar të komitetit të kontrollit. Në vitin 2023, u dha miratimi paraprak për riemërimin e 1 administratori të shoqërisë së kursim–kreditit.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Çfarë ndikimi pati kursi i këmbimit gjatë vitit 2023? Analiza e BSH/ Nga arsyet e mbiçmimit të lekut, deri tek impakti në ekonomi

Postimi mëparshëm

Sa para qarkulluan në Shqipëri gjatë vitit 2023? Rritje eksponenciale e emetimit të kartëmonedhave dhe impakti në ekonomi

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.