Transport

Transporti ngadalëson rritjen/ Në tremujorin e tretë volumi i mallrave të transportuara me det u rrit me vetëm 0.1%

0

Rënia e nivelit të çmimeve në përgjithësi ka stabilizuar shifrat e transportit në tremujorin e parë dhe të dytë, por rritja mallrave të transportuara për tremujorin e tretë duket se është ngadalësuar. Këtë e konfirmojnë shifrat e transportit të publikuara nga “Instituti i Statstikave”. Pas një tkurrje të vazhdueshme të volumit të mallrave të transportuara në rrugë detare, që zë dhe peshën më të madhe të mallrave të transportuara, gjatë tremujorit të tretë të vitit vihet re një rritje modeste e volumit të tyre. Sipas shifrave zyrtare, volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte është rritur me 0.1%, krahasuar me të njejtin tremujor të vitit 2022. Në portin e Durrësit, i cili është edhe porti kryesor në vend, janë transportuar 95.9% e volumit të mallrave të transportuara me det, ose 1,618 mijë tonë mallra. Volumi gjithsej i mallrave të transportuara nga porti i Durrësit ka rënë me 0.1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në portin e Vlorës vihet re një rritje me 37%, ndërkohë në Sarandë dhe në Shëngjin mallrat kanë shënuar rënie me 42.9% dhe 12.1%.

Numri i anijeve të hyra dhe të dala nga portet në vend rezulton 184 anije, nga këto 163 anije janë të huaja dhe 21 anije vendase. Numri i anijeve të hyra dhe të dala në porte është rritur me 27.8%, ku numri anijeve të huaja është rritur me 81.1%, krahasuar me tremujorin e tretë 2022.

Nga ana tjetër, nëse do të flisnim për pasagjerët të cilët kanë udhëtuar në rruge detare numri i tyre është në rreth 988,241 duke shënuar rritje me 19.7%, krahasuar me tremujorin e tretë 2022. Porti i Durrësit është porti kryesor në vend nga i cili kanë udhëtuar 46.7% e pasagjerëve, ndjekur nga porti i Sarandës me 38.4% dhe më pas porti i Vlorës me 14.9%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Çmimi i energjisë, Shqipëria ndër më të lirat/ Eurostat: Jemi mes vendeve të fundit në Europë, por e dyta në rajon

Postimi mëparshëm

Euro “cënon” kursimet e shqiptarëve/ Depozitat i rikthehen rënies, tkurren në Shtator me 0.35%

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.