Energji

Çmimi i energjisë, Shqipëria ndër më të lirat/ Eurostat: Jemi mes vendeve të fundit në Europë, por e dyta në rajon

0

Pas rritjes së vazhdueshme të çmimeve që solli lufta Rusi-Ukrainë, duket se këtë vit çmimet po fillojnë të normalizohen. Por si paraqiten çmimet e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë? Çmimet e energjisë janë rritur për shkak të rritjes së çmimit të gazit natyror, i cili konsiderohet si lëndë djegëse margjinale. Kjo ka ndodhur për shkak se importet nga Rusia janë ulur dhe janë kërkuar importues të tjerë. ‘Agjencia Europiane e Statistikave’ ka publikuar së fundmi të dhënat mbi çmimet e energjisë, për gjysmën e parë të vitit 2023, për vendet e Europës. Nga të dhënat dalim në përfundimin se Shqipëria renditet mes vendeve të fundit në Europë me çmimin më të ulët të energjisë për gjysmën e parë të këtij viti. Jo vetëm Shqipëria, por edhe vendet e rajonit renditen në fund të listës me çmimet më të ulta të energjisë referuar shifrave të gjysmës së parë të vitit. Sipas Eurostat një kilovat orë (Kvh) energji në Shqipëri kushtonte €0.101 ose e thënë ndryshe €10.1 për 100 kilovat orë.

Krahasuar me rajonin, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kryesojnë. Në Maqedoninë e Veriut çmimi për një kilovat orë llogaritet në 0.1055 euro, ndëkohë Mali i Zi, Serbia dhe Bosnje Hercegovina vijnë në radhe me çmimin më të ulët në rajon, përkatësisht me 0.0968 euro, 0.0964 dhe 0.874 euro për kvh. Kosova renditet e fundit në Europë me çmimin më të ulët të energjisë me 0.0671 euro për një kilovat orë ose €6.7 për 100 kWh

Në gjysmën e parë të vitit 2023, çmimet mesatare të energjisë elektrike shtëpiake në Bashkimin Europian vazhduan të rriten krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, nga €25,3 për 100 kWh në €28,9 për 100 kWh. Pra nga këto shifra shohim se BE çmimi i energjisë është gati tre herë më i lartë se në vendin tonë.

Nga të dhënat shihet se çmimet më të larta të energjisë janë në vende si Holanda me €47 për 100 kWh dhe në Lihtenshtejn me €43 për 100 kWh.

‘Scan Intel’ ndër të tjera ka krahasuar çmimin e energjisë në vendin tonë për 6-mujorin e parë të vitit, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë. Shifrat tregojnë se është regjistruar një rritje nga 9.4 euro për 100 kWh në 10.1 euro këtë vit. Rritje po ashtu ka shënuar edhe nëse e krahasojmë me 6-mujorin e dytë të vitit 2022.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Më pak llogari depozitash në vitin 2022/ Janë rreth 3.5 milion në total, 56% zotërohen nga meshkujt

Postimi mëparshëm

Transporti ngadalëson rritjen/ Në tremujorin e tretë volumi i mallrave të transportuara me det u rrit me vetëm 0.1%

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.