Transport

Lejet e drejtimit, 73.9% zotërohen nga meshkujt/ Grupmosha 25-34 vjeç dominon me numrin më të lartë të patentave

0

Sipas të dhënave nga DPSHTRR rezulton se viti 2022 ka gjeneruar 10% më shumë të ardhura se një vit më parë, që e përkthyer në vlerë absolute janë 3.5 miliardë lekë. Komponentë kryesorë të të ardhurave janë zëri “regjistrim mjeti” që përbën 37% të totalit, zëri “ leje drejtimi” që përbën 21.8%, tarifat dhe taksat që përfaqësojnë 16% të këtyre të ardhurave dhe pjesa tjetër realizohet nga shërbimet risi. “Scan Intel’’ është ndalur për të analizuar zërin “leje drejtimi” ku të ardhurat totale të realizuara nga ky zë fiksohen në vlerën 734 milion lekë, pra afërsisht 7% më shumë të ardhura se një vit më parë.

Përsa i përket lejeve të drejtimit të shpërndara sipas gjinisë për këtë vit rezulton se në Shqipëri 73.9% e lejeve të drejtimit zotërohen nga meshkujt dhe vetëm 26.1% nga femrat. Gjithashtu “Scan Intel” ka analizuar edhe shpërndarjen e lejeve të drejtimit sipas qarqeve ku rezulton se në Tiranë janë aktive 308,256 leje drejtimi gjithsej, ndjekur nga Durrësi dhe Elbasani ku lejet e drejtimit respektive janë 92,305 dhe 66,657. Ndërkohë, vendet me më pak leje drejtimi të siguruara janë Delvina dhe Kolonja përkatësisht me 2,952 dhe 2,432 leje drejtimi .

Në të gjitha qarqet rezulton se interesin më të lartë për të patur leje drejtimi e kanë meshkujt dhe femrat që i përkasin intervalit moshor 25-34 vjeç, e përkthyer në shifra 210,456 meshkuj dhe 110,704 femra. Pasohet nga intervali 35-44 vjeç ku janë pajisur me leje drejtimi në të gjithë vendin 168,429 meshkuj dhe 69,736 femra.

Viti 2022 duket se ka shënuar rezultate optimiste ku konstatojmë se produkti i këtij viti përkthehet në 80% më shumë të ardhura dhe 51% më shumë shërbime të kryera krahasuar me vitin 2018-të.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Fluturimet, Shqipëria kryeson Europën/ Sipas shifrave të EUROSTAT shënojmë rritjen më të lartë deri në 83%

Postimi mëparshëm

Shqipëria, e treta “por nga fundi”/ Vetëm 64.7% e ndërmarrjeve kanë vënë në praktikë masat e sigurisë në teknologji

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.