Financë

Euro “cënon” kursimet e shqiptarëve/ Depozitat i rikthehen rënies, tkurren në Shtator me 0.35%

0

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë konstatohet se depozitat në paranë e gjerë i janë rikthyer rënies në muajin Shtator të këtij viti, pas rritjes që pati ky tregues përgjatë muajit Gusht, krahasuar me Korrikun. Shtatori ka reflektuar kështu një rënie të depozitave totale me 0.35%, krahasuar me muajin Gusht të këtij viti, ndërkohë që totali i depozitave në lekë arriti vlerën 1,28 trilion përkundrejt vlerës 1,29 trilion që ishte në muajin Gusht të vitit 2023.

Sipas të dhënave të përpunuara nga “Scan Intel” rezulton se depozitat në lekë kanë ndjekur trajektoren e kundërt, atë të rritjes, ku përkatësisht këto depozita janë fiksuar në 544 miliardë lekë në muajin Shtator, rritje kjo me 0.47% krahasuar me një muaj më parë. Ndërkohë, të dhënat sinjalizojnë për një rënie me 0.95% të depozitave në valutë, ku këto depozita për muajin Shtator ishin 737 miliardë ndërkohë që në Gusht ishin 744 miliardë.

Kjo rënie e depozitave ka një shpjegim të thjeshtë, atë të ndikimit të dobësimit të euros. Zhvlerësimi i monedhës së përbashkët europiane ka tkurrur depozitat në valutë, pra në terma të thjeshtë janë zhvlerësuar bashkë me euron edhe depozitat e shqiptarëve.

Gjithashtu në një analizë më të zgjeruar vëmë re se edhe për agregatët monetarë shifrat sinjalizojnë të njëjtën gjë, e cila shpjegohet me të njejtën analizë të përmenduar më sipër.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Transporti ngadalëson rritjen/ Në tremujorin e tretë volumi i mallrave të transportuara me det u rrit me vetëm 0.1%

Postimi mëparshëm

“Përmbyset” renditja, Lezha kalon kryeqytetin/ Depozitat në Tiranë u rritën me vetëm 1.7% në tremujorin e tretë të vitit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.