Çmimet

“Tkurret” inflacioni në muajin Tetor/ Arrin në 3.8%. Ushqimet me ndikimin më të madh, zarzavatet vijojnë të jenë “të kripura”

0

Ndërkohë që çmimet kanë shënuar një tkurrje, shifrat tregojnë se zarzavatet vijojnë të kenë rritje dyshifrore në muajin Tetor. Norma e rritjes së çmimeve për këtë grup është 23.4%, krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që edhe bulmeti paraqitet me rritje deri në 8.4%. Të dhënat nga ‘Instituti i Statistikave’ flasin për rënie të çmimeve për muajin Tetor, krahasuar me të njejtën përiudhë të një viti më parë. Kështu, sipas shifrave zyrtare, norma e inflacionit gjatë Tetorit ka rënë pranë 3.8%.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Tetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2.64 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0.39 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” ndikuan me 0.32 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me 0.21 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me 0.18 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me 0.17 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” patën ndikim me 0.16 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me 0.12 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me 0.09 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” me 0.04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” me 0.03 pikë përqindje, ndërkohë çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me 0.54 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Tetor 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 7.6%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 7.4%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 5.2%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4.8%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.6%, “Veshje dhe këpucë” me 3.2%, “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2.9% secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1.6%, “Shëndeti” dhe “Komunikimi” me 1.1% secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 8.3%.

Krahasuar me muajin Shtator 2023, çmimet u rritën me 0.1% sipas të dhënave të INSTAT. Rritjen më të madhe e patën çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0.6%, pasuar nga “Veshje dhe këpucë” me 0.5%, “Transporti” dhe “Shërbimi arsimor” u rritën me 0.3% secili, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0.2% secili.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Mjetet rrugore, 26.7% më shumë në dhjetë muaj/ Rreth 20% e tyre në pronësi të subjekteve, pjesa tjetër pronë e individëve

Postimi mëparshëm

Talentet, Shqipëria bën hapa para/ Indeksi global: Renditemi në vend të 56-të nga 134 shtete në total

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.