Çmimet

Çmimet u rritën 2 herë më pak se vjet/ Inflacioni arrin në 2.3% në mars, ndikuan kryesisht ushqimet dhe qiraja

0

Çmimet në muajin mars të këtij viti u rritën me 2.3% tregojnë të dhënat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Krahasuar me një vit më parë kur ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit ishte 5.3%, shohim se këtë vit çmimet janë shtrenjtuar shumë herë më pak. Pra, inflacioni në këto dy muajt e fundit po qëndron nën nivelin e objektivit të Bankës së Shqipërisë që është 3%.

Në rritjen vjetore të këtij indeksi kanë kontribuar pozitivisht të gjitha grupet përveç transportit. Kontributin më të lartë e dhanë grupet si “Ushqime dhe Pije joalkolike” me 0.70 pp, “Qira, ujë lëndë djegëse dhe energji” me 0.45 pp si dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë’’ me 0.35 pp. Ndërkohë, grupet e tjera kanë kontribuar më pak në rritjen e këtij indeksi, ku ky kontribut varion nga 0.01 pp për grupin “Komunikim dhe në 0.07 pp për grupin “Shëndeti dhe shërbimi arsimor”.

Krahasuar me muajin Mars të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4.2%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 3.8%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3.5%, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Veshje dhe këpucë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.3% secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2.4% dhe “Shërbimi arsimor” me 2.3%.

Nga ana tjetër, ushqimet kanë vijuar rritjen, ku grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” rezulton të jetë ngjitur me 2%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 4.7%, pasuar nga nëngrupet “peshk” me rreth 4%, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 4.4%, “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 4% dhe “mish” me 3.7%. Po ashtu, edhe çmimet në kategorinë “Shëndeti” janë rritur  me 1.9%,  ndërsa grupi “Komunikimi” është rritur me 0.2%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 0.3%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Mishi në vend, më i lirë se në Serbi dhe Mal të Zi/ Eurostat: Norma e rritjes së çmimit për këtë produkt regjistrohet në 4.2%

Postimi mëparshëm

Shqiptarët “tërhiqen”nga azili?! Regjistrohen rreth 28% më pak kërkesa në janar të këtij viti

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.