Ekonomi

Mjetet rrugore, 26.7% më shumë në dhjetë muaj/ Rreth 20% e tyre në pronësi të subjekteve, pjesa tjetër pronë e individëve

0

Të dhënat e publikuara nga DPSHTRR, për periudhën Janar-Tetor 2023, reflektojnë një rritje të numrit total të mjeteve të regjistruara për herë të parë. Gjatë vitit 2023 në Shqipëri janë regjistruar 63,345 mjete gjithsej, ku 84% e tyre janë autovetura. Krahasimisht me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ku u regjistruan për herë të parë 49,976 mjete gjithsej, rritja konstatohet me 26.7%.

‘Scan Intel’ i ka analizuar këto të dhëna për të identifikuar mjetet sipas tipit të pronarit, ku rezulton se 19.8% e mjeteve të regjistrura janë në pronësi të subjekteve dhe 80.2% e tyre janë në pronësi të individëve. Në vlerë absolute themi se për 10,585 mjete janë pronarë subjektet dhe për pjesën dërrmuese, përkatësisht për 42,811 mjete të tjera, janë pronarë individët. E njejta shpërndarje hasej edhe një vit më parë, ku peshën më të madhe e zënë mjetet e regjistruara në emër të individëve.

Gjithashtu, në analizë janë marrë edhe shtetet e origjinës së këtyre mjeteve ku rezulton se ‘furnizuesi kryesor’ ka qenë Italia, duke kryesuar listën me 13,501 mjete të eksportuara në vendin tonë. Në renditje ndjek Gjermania me 13,469 mjete. Këto shtete kanë qenë të parat në listë edhe ne vitin 2022. Në Shqipëri kanë një përdorim të gjerë edhe mjetet që vijnë edhe nga shtetet si Zvicra, Koreja dhe Kina. Ndërkohë, në fund renditen mjetet me origjinë Holandeze dhe Austriake, ku në Shqipëri janë 680 mjete dhe 709 mjete përkatësisht.

Vlen për t’u theksuar se tregu i automjeteve është i zhvilluar dhe se origjina e mjeteve në Shqipëri përfaqësohet nga 71 shtete partnere dhe bashkëpunes në transaksionet e blerjes dhe shitjes së tyre.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Jetëgjatësia, shifrat i rikthehen normalitetit/ Në vitin 2022 jeta e shqiptarëve “zgjatet” me shumë se e europianëve

Postimi mëparshëm

“Tkurret” inflacioni në muajin Tetor/ Arrin në 3.8%. Ushqimet me ndikimin më të madh, zarzavatet vijojnë të jenë “të kripura”

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.