Tregu i Punës

Tirana me rritjen më të ulët të pagave/ Nën mesataren kombëtare. Elbasani me rritjen më të lartë

0

Gjatë vitit 2021, Tirana ka qenë qarku me rritjen më të ulët të pagës mesatare bruto, edhe pse ky qark regjistron pagën më të lartë në absolut, krahasuar me qarqet e tjera. “Scan Intel” ka llogaritur ndryshimin vjetor në përqindje të pagës mesatare mujore bruto sipas qarkut, referuar të dhënave zyrtare nga “Instituti i Statistikave”, nga ku del se në Tiranë ky tregues është rritur me vetëm 5.1%. Po cili qark ka patur rritjen më të lartë të pagës përgjatë vitit 2021, kundrejt vitit 2020? Elbasani! Ky qark ka shënuar rritjen më të lartë të pagës mesatare bruto, me 11.6%, krahasuar me vitin 2020. Në renditje ndjekin Gjirokastra, Fieri dhe Vlora, me të njejtën rritje, në 9.4% secili. Po ashtu, një tjetër qark me një rritje të konsiderueshme të pagës është dhe Kukësi me Korçën të cilët kanë shënuar rritje me 9.2% dhe 9.1% përkatësisht. Durrësi dhe Shkodra renditen pas Tiranës si qarqet me rritjen më të ulët të pagës mesatare mujore bruto. Gjatë vitit 2021 paga për qarkun e Durrësit është rritur më 6.7%, ndërsa paga për qarkun e Shkodrës është rrtiur me 7.9%. Nëse do të flisnim për rritjen e pagës mesatare bruto në të gjithë Shqipërinë, të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2021 rritja është 6.6%. Qarku i Tiranës “ofron” një pagë 11.8% më të lartë se mesatarja kombëtare, ndërsa qarku i Lezhës ka pagën më të ulët, 17.7% nën mesataren kombëtare.

Paga mesatare mujore në Shqipëri në vitin 2021 ishte 57,191 lekë, ndërkohë që qarku i Tiranës e ka pagën mesatare mujore në 63.952 lekë. Gjatë vitit 2021, Elbasani regjistron një pagë mesatare bruto në 51,519 lekë, nga 46,149 lekë që ishte përgjatë vitit 2020. Nga ana tjetër, qarku i Gjirokastrës, i cili ishte ndër qarqet me rritjen më të lartë, e ka regjistruar pagën mesatare bruto gjatë vitit 2021 në 53,835 lekë, nga 49,191 lekë në vitin 2020. Sa i përket qarkut të Vlorës paga bruto për vitin 2021 është llogaritur 48,351 lekë nga 44,196 lekë. Po të fokusohemi te qarqet me rritjen më të ulët të pagës, pra Durrësi dhe Shkodra, paga bruto e tyre për vitin 2021 është regjistruar në 48,141 lekë dhe 46,632 lekë respektivisht.

“Scan Intel” ndër të tjera ka analizuar nivelin e pagave sipas gjinisë për vitin 2021, ku sipas të dhënave meshkujt kanë nivelin e pagave më të lartë në qarkun e Tiranës me 65,820 lekë dhe më të ulët në qarkun e Lezhës me 45,051 lekë. Në përgjithësi meshkujt paguhen më shumë se femrat, por në disa qarqe ky raport përmbyset. Referuar grafikut, gratë në qarkun e Lezhës, Kukësit, Korçës, Elbasanit, Dibrës dhe Beratit paguhen më shumë se burrat. Më saktë në gjysmën e qarqeve, burrat paguhen më shumë, ndërsa në gjashtë të tjera burrat paguhen më shumë duke arritur kështu një ekuilibër.

Paga mesatare mujore bruto sipas gjinisë dhe qarkut, 2021

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Renditja e shteteve sipas satelitëve në hapësirë/ Rreth 5500 në total, vetëm 75 vende kanë të paktën 1

Postimi mëparshëm

Cili qark ka më shumë makina, e cili më pak? Durrësi kryeson, me 279 mjete për 1 mijë banorë. Korça, e fundit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.