Emigracioni

Shqiptarët “tërhiqen”nga azili?! Regjistrohen rreth 28% më pak kërkesa në janar të këtij viti

0

Sipas të dhënave të Eurostat, në janar të vitit 2024 u regjistruan 648 aplikime gjithsej për azil në një nga vendet e BE-së nga shtetasit shqiptarë, ku 497 prej tyre ishin aplikime për herë të parë. Krahasuar me janarin e viti të kaluar, pra vitit 2023, numri i aplikimeve për azil ka rënë me 28%, ndërsa krahasuar me vitin 2022 kjo rënie thellohet në 33%.

“Scan Intel” pas analizës së trendit të aplikimeve për azil nga shtetasit shqiptarë në muajin janar në 4 vitet e fundit ka dalë në përfundimin se numri më i ulët i aplikimeve është regjistruar në vitin 2021 me 474 aplikime, ndërsa  në vitin 2022 ky numër aplikimesh është dyfishuar duke u konsideruar si viti me numrin më të lartë të aplikimeve që nga viti 2021, kjo edhe për shkak të pandemisë. Po ashtu në vitet pasardhëse 2023 dhe 2024 numri i aplikimeve ka qenë në rënie. Konkretisht në janar të vitit 2023 janë regjistruar 909 kërkesa nga 969 të regjistruara një vit më parë dhe në vitin 2024 janë regjistruar 648 kërkesa për azil ose 28% më pak se një vit më parë.

Duket se prej muajsh, numri i shqiptarëve azilantë në Bashkimin Europian vijon trajektoren rënëse. Por, kjo rënie mund të jetë edhe rrjedhojë e rrugëve të reja të kalimit, siç është rasti i Mbretërisë së Bashkuar.

Nëse analizën e shtrijmë në nivel rajonal, të dhënat tregojnë se shqiptarët janë orientuar drejt azilit më shumë se shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe ato të Serbisë, pasi vendi ynë renditet në krye të listës me numrin më të lartë të aplikimeve për azil në vendet e BE-së. Më pas ndjekin në renditje Maqedonia e  Veriut, Serbia dhe Kosova. Ndërkohë, më pak janë kërkesat për azil nga shtetasit e Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi, të cilët në janar të vitit 2024  regjistruan vetëm 151 aplikime dhe 44 aplikime gjithsej. Kjo renditje ka mbetur e pandryshuar nga ajo e janait të vitit 2023.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Çmimet u rritën 2 herë më pak se vjet/ Inflacioni arrin në 2.3% në mars, ndikuan kryesisht ushqimet dhe qiraja

Postimi mëparshëm

Sa shqiptarë përfituan nga skema e sigurimit të depozitave? Individët depozituan 698 mld lekë në 2023. 58% e tyre kanë kursime mbi 2.5 mln lekë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.